International Residence Katalog_Shqip

A IA VLEJNË BANESAT LUKSOZE?

E vërteta është se banesat e International Residence mund të ofrojnë shumë më tepër sesa thjesht rehati dhe hapësira elegante banimi. Ato ju mundësojnë lehtësira pa të cilat ju do të bënit rrugë shtesë jashtë kompleksit dhe do të paguanit ekstra, bashkë me paqen e paçmueshme mendore që po jetoni në një komunitet të qetë e të sigurt . Apartamentet bashkëkohore njihen për lokacionin e tyre të përzgjedhur. Kjo ka ndodhur edhe me ato të International Residence, të cilat ndodhen në një zonë të përshtatshme e të qetë, nga ku banorët do të kenë qasje të lehtë me të gjitha pjesët kryesore të qytetit. Të gjitha ngjyrat dhe stilet e IR janë krijuar për të plotësuar njëra-tjetrën duke krijuar kështu ndjenjën e harmonisë dhe të estetikës. Në një apartament luksoz në International Residence të gjitha komoditetet e ofruara e bëjnë të lehtë edhe miqësinë me fqinjët. Banorët do të jenë të rrethuar nga ata që e duan vendin ku jetojnë dhe që kujdesen për kompleksin po aq sa ata! Më e mira nga të gjitha, ju mund të krijoni shoqëri me të tjerët që kanë interesa të ngjashme dhe ndajnë të njëjtën kulturë si ju.

19 CC APARTMENTS ©2022

Made with FlippingBook Digital Publishing Software