T'i Besosh një Perëndie që nuk e Sheh

T'i Besosh një Perëndie që nuk e Sheh

0

T’i Besosh një Perëndie që nuk e Sheh Bart Lersën, kapelan/fotograf

Botim i Riparë rishtas, të drejtat © Korrik 2007Printuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fotografia e kopertinës bërë nga autori. Të gjitha referencat e shkrimit nga “Bibla e Shenjtë, Versioni i Ri Ndërkombëtar”. Të drejtat © 1973, 1978, 1984 — Shoqëria Biblike Ndërkombëtare. Përdorur me leje nga Shtëpia Botuese Zondervan.Të gjitha të drejtat e rezervuara.

1

Kjo broshurë i është kushtuar Xhastinit, një ateisti 16 vjeçar, i cili ishte pacient në spitalin psikiatrik ku unë shërbeja si kapelan. Xhastini m’u afrua njëherë pas një prej takimeve me grupin dhe më tha: “Bart, e di çfarë nuk më pëlqen në takimet e tua?” Unë iu përgjigja, “Jo.” Ai ma ktheu: “Sepse më bën të mendoj”. Pas daljes nga spitali, Xhastini pati një konflikt me të atin, çka e bëri të varte veten në bodrumin e shtëpisë së tij. – U ngashëreva. Ja pse kjo broshurë u kushtohet të gjithë Xhastin-ëve të kësaj bote të cilët po kërkoj-në një arsye për të jetuar.

www.BartLarson.com

“...Ndarja e madhe ekziston... jo midis gjetësve dhe jo gjetësve, por midis kërkuesve dhe jo

kërkuesve.” — Pitër Krift

2

PARATHËNIE

Kam dëshirë të të ftoj në në udhëtim që mund të të ndryshojë jetën. Ku do shkojmë? Me çfarë pikësynimi? – Për të gjetur Perëndinë. E di që mund të të tingëllojë si ndonjë urdhër fetar. Mund të jesh një nga ata që beson ose jo në Perëndinë, megjithatë kjo e fundit s’përbën problem. E di që secili ka arsyet e veta. Më mirë të udhëtoj me një dyshues të ndershëm se sa me një besimtar me mendje tëmbyllur. Para se të nisemi në këtë udhëtim, më duhet të të kërkoj dy ndere. E para është që ta marrim shtruar. Para se të brofësh për të bërë përpara, lexo të paktën atë që dua të them. Kjo është pjesa e të qenit me mendje të hapur. – Dhe kjo çon në nderin e dytë: a mund ta lësh mënjane gjykimin mbi këtë broshurë derisa ta lexosh të gjithën? Prit derisa të mbërrijmë në des- tinacion dhe atëherë gjykoje vetë udhëtimin që bëmë bashkë. Ndoshta ky udhëtim mund të bie ndesh me botëkuptimin tënd, por të siguroj që, me të mbërritur në destinacion, do të kuptosh që ia ka vlejtur pritja. Ishte një person në institucionin mendor i quajtur Xhorxh i cili besonte që ishte i vdekur. S’kishte

3

rëndësi çfarë të tjerët mund të thonin apo bënin, asgjë nuk ia mbushte dot mendjen atij që ishte gjallë. Një ditë një prej pu- nonjësve të këtij rasti pati një ide. Ai tha: “M ë thuaj, Xhorxh, a gjakosen të vdekurit?” Xhorxhi u mendua një hop dhe tha: “Jo, të vdekurit nuk gjakosen.” Atëherë punonjësi mori një gjilpërë, i shpoi gishtin Xhorxhit dhe ia shtrydhi te vendi i shpuar. U duk një pikë e vogël gjaku. Sytë e Xhorxhit u shqyen nga habia duke parë gjakun dhe tha: “Epo, kush mund ta dinte që edhe të vdekurit gjakosen!” Ashtu si Xhorxhi, nuk ka rëndësi sa fakte paraqes këtu, unë nuk mundem dot të të bind apo të bëj kundër vullnetit tënd – madje, as që mendoj ta provoj. Ndaj, nëse je i interesuar për të ditur të vërtetën, është e rëndë- sishme që të jesh në çdo moment me mendje të hapur. Kjo është diçka që s’varet prej meje gjatë këtij udhëtimi. Fakti është që e vërteta mbi Perëndinë, çfarëdo që të jetë, ka për të qenë një ndikim që do zgjasë përgjithmonë. Vetëm një i marrë do ta injoronte një gjë të tillë kaq me rëndësi. Përjetësia është afatgjatë! Më lejo të të pyes hapur: “A do të dish vërtet të njohësh të vërtetën për Perëndinë?” – Nuk është aq e pamend sa mund të tingëllojë. Nëse bën pjesë në grupin e shumicës së njerëzve, atëherë po e fillon këtë udhëtim me një ngarkesë të caktuar emocionale. Mund të kesh arsye të thella emocionale dhe / ose plane të fshehta për të mos

4

dashur të besosh në Perëndinë – ashtu si ajo gruaja që th a, “Refuzoj të besoj në një Perëndi i cili lejoi që të përdhunohesha nga im atë kur isha fëmijë.” Ose, si dikush tjetër që tha, “Nuk dua t’i besoj Perëndisë, sepse jam i sigurt që Ai nuk do të ishte dakord me jetën time seksuale.” Ose, “Nëse besoj në Perëndinë kam frikë se kjo do të më ngushtojë lirinë që aktualisht po shijoj.“ Ose edhe, “Mendimi që diku atje është një Perëndi, më kall datën.“ Ndjej vërtet keqardhje për njerëz të tillë, ndërsa vërej që ata kanë humbur thelbin e çështjes. Duke mos dashur të dukem i vrazhdë apo mizor, nëse Perëndia ekziston, Ai nuk është i detyruar të përmbushë shpresat tona. Çështja ka të bëjë me ekzistencën dhe jo preferencën. Është çështje mbi të vërtetën. Ne duhet ta përshtasim besimin tonë në atë që është dhe jo çfarë duam ne të jetë e vërtetë. A ekziston në të vërtetë Perëndia? Kjo është çështja. Përcaktimin se si duket Perëndia do ta shohim në vazhdi- mësi të eksplorimit tonë në këtë udhëtim. A mund të dallosh ngarkesën që po merr me vete në këtë udhëtim? Frikë? Dhimbje? Zemërim? Krenari? Paragjykim? Mosbesim? Egoizëm? – Per- sonalisht nuk më intereson se çfarë lloj ngarkese po merr me vete, për aq kohë sa ti vetë e ke dalluar që po e mbart. Përndryshe, ngarkesa të tilla mund të jenë si mina me sahat, që mund të përmbysin anijen tonë

5

të ud- hëtimit. Është e vështirë të ndryshosh ose të shërosh atë që nuk je i aftë ta dallosh në veten tënde.

NISJA E UDHËTIMIT

Koncepti më i tmerrshëm që ka shqetësuar ndonjëherë mendjen njerëzore është Perëndia dhe mundësia e ekzistencës së Tij. Po e nisim udhëtimin tonë me një pyetje të thjeshtë: “A ekziston Perëndia?” Nëse je besim- tar në Zotin, kjo pjesë e udhëtimit duhet të të kënaqë. Nëse nuk beson, atëherë ajo çfarë do të të tregoj tani mund të ta prishë rehatinë, çka në fakt, është gjë e mirë. Sepse kjo është pjesë e rritjes. Ka disa arsye pse mendoj që duhet të vësh në vijë këtë çështjen e Perëndisë, nëse ende nuk e ke bërë derimë tani. Arsyeja e parë është për hir të së vërtetës. A nuk do ta urreje faktin që të ngriheshe një ditë në anën tjetër të jetës, duke supozuar që jeta pas vdekjes ekziston, vetëm për të zbuluar që jeta jote në tokë paskësh qenë një gënjeshtër, çka të të kthentenë kërkimin e të vërtetës për Perëndinë? E dyta ka të bëjë me paqen e mendjes. Nëse vendos që Perëndia ekziston, qetësoje mendjen. Nëse del në përfundimin se Perëndia nuk ekziston, lëre të t’ i marrë trutë era. Në njëfarë kuptimi e ke një fitore. Sepse tashmë bëhesh qendra e botës tënde. Je më shumë i lirë ta jetosh jetën si të duash

6

– të paktën derisa të tjerët të të varrosin. Nga ana tjetër, nëse kërkon për Perëndinë dhe e gjen Atë, atëherë sërish del fitues, sepse tanimë je lidhur me burimin, krijuesin e të gjitha kënaqësive, krijuesin e vetë jetës. I vetmi rast kur mund të dështosh është kur ndjehesh shumë i frikësuar apo krenar për të zgjidhur çështjen e ekzistencës së Perëndinë. Të besosh në Perëndinë nuk është një shans i rastit ose një ofertë e hu- mbur. Të besuarit në Perëndinë do të ndikojë në mënyrën si do të shohësh veten, të tjerët dhe gjithçka në lidhje me jetën. – Ndaj dhe të nxis ta zgji- dhësh këtë çështje njëherë e mirë. Nëse je nga ata persona që i konsideron të rëndësishme kohën, përpjekjet dhe burimet për të qenë i suksesshëm në jetë, çka në fakt është veç sa gjysma e sekondit krahasuar me përjetësinë, atëherë pse të mos konsiderojmë disa mendime dhe përpjekje serioze për atë që e di që do të ndikojë në një mënyrë a në një tjetër përgjithmonënë jetën tënde? Pavarësisht nëse të pëlqen ose jo, koha dhe përjetësia gjith-monë do të ekzistojnë. Për të të ndihmuar të kuptosh se çfarë është një piketë, le të supozojmë se janë dy persona: Xhoni dhe Meri. Xhoni është ateist (ai që beson se nuk ka Perëndi). Nga ana tjetër, është Meri që beson se Perëndia ekziston. Py- etje: “A bën ndryshim se kush ka të drejtë?”, “A ka rëndësi nëse ekziston Perëndia? “ Hidhi një vështrim jetës përmes syve të Xhonit dhe

7

Merit dhe vendos më pas për veten tënde. Le të fillojmë me Xhonin. Të supozojmë për një moment për hir të argu- mentit që Xhoni ka të drejtë dhe që PERËNDIA NUK EKZISTON. Sipas bindjeve të Xhonit, çfarë mund të thotë ai mbi fillimin e ekzistencës së jetës? – Përgjigja: “Ai mund të thotë që i gjithë universi dhe gjithë jeta, evoluoi nga asgjëja”. Ai do ta shihte veten si një prodhim të rastësishëmi evolucionit që ka ecur mbi miliarda vjet. A mund të thotë Xhoni që njerëzit kanë ndonjë bazë vlerash? Nëse ne nuk jemi gjë tjetër veçse një grumbull elementësh kimikë të bërë bashkë aksidentalisht, atëherë si mund të pretendojmë për trashëgim vlerash? Përgjig ja është, “Jo.” Kafshët, bimët, njerëzit, etj, janë vetëm gjëra. Ne nuk jemi gjë tjetër vetëm se një tekë aksidentale e natyrës pa një qëllim të zgjuar. Atëherë, a mund të ketë qëllim për ekzistencën tonë? Nëse Xhoni është një ateist i vërtetë, atëherë për gjigja e tij duhej të ishte “Jo.” Nëse jeta në tokë nuk është gjë tjetër veçse diçka që universi e nxori aksiden- talisht, si mund të mendohet për qëllime të larta? Jeta për Xhonin duhet të jetë thjesht një festë e shkurtër. Kur ajo të mbarojë, thjesht mbaron. “Mos e përcill ‘Kalo’... Mos kurse 200 $. - Fund.” Sipas këndvështrimit të Xhonit, a ekzistojnë të drejtat dhe gabimet mo- rale? Ka mundësi që jo. Sipas bindjeve të tij natyraliste-materialiste, njeriu përbën një formë të avancuar të jetës në mbretërinë

8

e kafshëve. Ka gjasa që Xhoni ta shikojë mësimin shoqëror mbi të mirën dhe të keqen thjesht si pjesë të kulturës ose si rezultat të ruajtjes së disa geneve. Në çdo rast, Xhoni do ta konsideronte të vërtetën relative; me fjalë të tjera, si një subjekt të ndryshueshëm. “Çfarë është e vërtetë për ty, mund të mos jetë ashtu për mua.” Nuk ka të vërtetë absolute, as përcaktim të së drejtës dhe të gabuarës. I vetmi përjashtim është kur bie fjala për shkencën. Njerëzit si Xhoni tentojnë që ta trajtojnë shkencën si të shenjtë. Duhet parë mënyra si i shpreh Xhoni bindjet ku nuk ka abso- lute. Nëse ai thotë: “Nuk ka absolute”, ai sa ka bërë një deklaratë abso- lute. Nëse thotë, “Nuk ekziston ajo që quhet e vërtetë”, ai e ballafaqon veten me një pyetje tjetër: “Dhe ti, Xhon, e di që kjo është e vërtetë?” Filozofikisht, të gjitha këto deklarata janë kundërshtuese dhe shfaqin një problem real për të gjithë ata që e konsiderojnë veten mendimtarë racio- nalë. Nëse e vërteta nuk ekziston, pse duhet të besojmë çdo gjë që të tjerët thonë? Pse duhet ta shohim shkencën si të vërtetë?” Meqë Xhoni nuk beson në absolutin moral të së drejtës dhe të së gabuarës, të së mirës dhe të keqes, atëherë ai justifikon çdo gjë që mund të bëjë. Mbi të gjitha, nëse Perëndia nuk ekziston, atëherë nuk ka pse të ketë ligje morale. Apo s’është kështu?

9

Prandaj, ai mund të drogohet, t’u qepet femrave apo të bëjë lirshëm çdo gjë tjetër që i vjen ndër mend ta bëjë. Praktikisht të folurit, përdhunimi, abuzimi seksual, vjedhja apo edhe vrasja nuk do të quheshin të gabuara, nëse nuk ka një përcaktim mbi të gabuarën. Tërhiqemi nga një mënyrë e tillë të menduari, por ky është realiteti i ngurtë i këndvështrimit të Xhonit përmes konkluzioneve të tij logjike. Xhoni mund të thotë, “As që ma ndjen, nëse i pëlqen ose jo atë që përbërja ime kimike i bën tëndes!!” Kjo mënyrë të menduari ka qenë dhe vazhdon të jetë ende sot pas Komunizmit ateist: “Çfarë problemi ka vrasja e njerëzve, nëse kjo i shërben shtetit? Ata në fund të fundit janë thjesht një gjë.” Lehtësisht, por jo duke e marrë lehtë, nëse Xhoni do të kishte qenë i qëndrueshëm në bindjet e veta ateiste, se njerëzit nuk janë veçse gjëra, atëherë kjo do të ndikonte edhe në mënyrën si i trajton ai veten dhe të tjerët. Statistikat e fundit raportojnë që 100% e çdo brezi, herët a vonë, vdes. Nëse Xhoni ka të drejtë që nuk ka Perëndi, atëherë çfarë? Mbi varrin e tij do të shkruhej vetëm “Fund!”. Jeta e Xhonit për përkohësinë dhe përjetësinë ka mbaruar. Ky mendim do të ishte një zhgënjim i vërtetë për Xhonin. Të gjitha arritjet dhe qëllimet e tij do të mbarojnë me vdekjen e tij. Pavarësisht nëse në jetë do të kishte qenë një nëpunës apo thjesht roje, një

10

multimilioner apo një endacak rrugësh, asgjë nuk do të bënte ndryshim. – Vdekja mbetet vdekje. Nëse Xhoni nuk ka shpirt dhe është vetëm një gjë materiale, në tablonë e madhe të përjetësisë, jeta e tij nuk do të kishte asnjë kuptim. Le ta shohim tani jetën përmes syve të Merit. Për hir të argumentit, supozojmë që PERËNDIA EKZISTON. Si do t’u përgjigjej Meri të njëjtave pyetje? Çfarë do të thoshte ajo për fillesën e jetës? – Përgjigja: “Zoti krijoi jo vetëm atë, por të gjithë universin”. Pavarësisht sa kohë ka kërkuar kjo, gjashtë ditë (krijimi i menjëhershëm) apo gjashtë miliardë vjet, universi shfaq shenjat e një plani krijues dhe mendjezgjuar. Nuk ka të bëjë me kohën. Gjithkush që ka sy për të parë intuitivisht mund të kuptojë që pavarësisht sa kohë i duhet një artisti si Mikelanxhelo për të bërë një kryevepër, mbetet gjithsesi një punë arti- stike. A do të pohonte Meri që njeriu ka vlera? Po. Sipas këndvështrimit të saj njerëzit janë krijuar sipas mendjes dhe zemrës së Perëndisë. Meqë Zoti nuk krijon mbeturina sigurisht që ne kemi vlera të mreku- llueshme. Një bindje e tillë do të rriste dramatikisht dhe në mënyrë të beftë ndjesi- në e sigurisë dhe vetëvlerësimit. Ka mundësi që ajo t’i trajtojë njerëzit me më shumë dinjitet dhe merita sepse në sistemin e saj të besimit të gjithë njerëzit, në njëfarë mënyre

11

mbartin imazhin dhe ngjashmërinë e Perëndisë. Mendon që Meri mund të besojë që ka një qëllim për të jetuar? – Po, për të njohur Perëndinë, për të bërë vullnetin e tij duke i ndihmuar dhe u shërbyer të tjerëve. Jeta në tokë është një përgatitje për përjetësinë. Për të, më e mira nuk ka ardhur ende. Sipas këndvështrimit të Merit, a do të besonte ajo që e keqja dhe e mira, e gabuara dhe e drejta ekzistojnë? Sigurisht që po. Nëse ekziston një mendje hyjnore pas gjithë këtij universi atëherë gjithçka që pohon këtë mendje do të ishte e drejtë dhe çka e dhunon atë do të quhej gabim. Ndaj ajo mund të pohojë: “E mira është e mi rë dhe e gabuara është e gabuar. Çfarë bëri Hitleri ishte e gabuar. Nuk ka pse të ngatërrohet e mira me të keqen.” Ashtu si edhe Xhoni, një ditë edhe Meri do të vdesë. Nëse ajo ka patur të drejtë se në të vërtetë ka ekzistuar Perëndia, si do të ishte kjo ditë? Mbi varrin e saj do të shkruhej: “Vetëm fillimi!” Duke i parë të dy protagonistët tanë, Xhonin dhe Merin, mund të vëresh sesi këndvështrimi i Xhonit mund të çojë në pavlefshmëri, mungesë shprese dhe dëshpërim, ndërsa pikëpamja e Merit i jep asaj ndjesinë e kuptimit dhe shpresës. Meqë ndryshime të tilla nuk mund të provojnë apo edhe të hedhin poshtë ekzistencën e Perëndisë, këto bindje ndikojnë në mënyrën si ngrihesh çdo mëngjes dhe si e përballon jetën çdo ditë. Çdo ditë e jetës është ose një ditë më afër vdekjes dhe mosqënies së

12

përje- tshme ose në njëfarë mënyre një ditë më afër jetës së përjetshme. Imagjino një shkumës të gjatë sa një shtyllë telefoni (15-20 m) dhe njëtabelë qindra kilometra të shtrirë gjatësisht. Pretendo sikur e merr këtëcopë të madhe shkumësi dhe nis të vizatosh një vijë të hollë në këtëtabelë deri në fund. Përfytyroje gjithë këtë vijë sikur të ishte përjetësia(edhe pse krahasuar me konceptin e përjetësisë vija e shkumësit s’do mbaronte kurrë!). Vër një pikë në fillim të vijës dhe mendoje këtë të fu-ndit sikur të përfaqësonte jetën tënde në tokë krahasuar me përjetësinë. A mund t’i jepet rëndësi në këtë rast ekzistencës së Perëndisë dhe kush katë drejtë nga të dy shembujt tanë, Xhoni apo Meri? Patjetër që po. NësePerëndia nuk do ekzistonte, atëherë nuk ka rëndësi aspak vija e gjatë qëpërfaqëson përjetësinë, jeta mbaron tek pika dhe kaq. Dhe në çdo rast jetashijohet me gjithë kënaqësinë që është dhënë vetëm brenda kësaj pikës sëkohës, sepse në fund të fundit kjo është gjithçka çfarë mund të marrësh. Nga ana tjetër, nëse Zoti është i vërtetë dhe ka një jetë pas vdekjes,atëherë asgjë nuk mund të ketë vlerë më të lartë në tokë. Vihesh kështu,në kuptimin e plotë të fjalës në fillim të përjetësisë, qofsh i mirë, i keqapo tjetër. Gjëra të tilla si, terrorizmi, AIDS, gjenerimi i të ardhurave, martesa, fëmijët, liria kombëtare, edukimi arsimor – madje edhe seksi – nuk mund të krahasohen me

13

rëndësinë që do të ndikojë tek ty fakti mbi përjetësinë. Edhe pas triliona vjetësh do të jesh në fillesat e përjetësisë. Është mendim i matur, por i vërtetë; në këtë moment ti je veçse një frymë-marrje dhe rrahje zemre larg nga përjetësia. Dhe, në varësi të atij që ka tëdrejtë, Xhoni ose Meri, do të përballesh, ose me kotësinë e përjetshme,ose me jetën e përjetshme. Ne jemi si milingona para malit Everest. Ështëe lehtë të përqendrohemi në pirgun e vogël të dheut që mund të kemipara vetes dhe të humbasim tablonë e madhe, në lidhje me çështjen ePerëndisë dhe përjetësisë. Kur Bill Gejts, një prej njerëzve më të pasur në botë të vdesë, a e di sa para do të lërë pas vetes? – Të gjitha! Pas një milion vjetësh nuk do të ketë rëndësi, nëse ke ngarë një makinë BMW, X5 apo Fiat Panda me parafango të ndryshkur, nëse ke banuar në një kasolle apo vilë, nëse ke qenë i shkolluar apo jo, beqar ose i martuar, i varfër ose i pasur. Ajo çfarë do të vlejë pas një milion vjetësh është nëse Perëndia ekziston dhe a ka jetë pas vdekjes. Jeta jote në tokë ose është fundi i udhëtimit tënd, ose vetëm ndalesa e parë e në një udhëtimi të pafund. Të lutem vëri veshin me kujdes kësaj çështjeje dhe mos e injoro. Çfarë mund të bësh ti vetë është të përpiqesh të llogarisësh se cili destinacion është i vërtetë dhe t’ia përshtasësh më pas jetës tënde. Nuk besoj që do të gjesh paqe shpirtërore, për më tepër nëse je në moshën e tretë të jetës, derisa të

14

mos kesh zgjidhur çështjen e ekzistencës së Perëndisë. Si një person që punon me njerëz të sëmurë në fazën e fundit të jetës, mund t’u pohoj që është më e lehtë të jetosh si ateist se të vdesësh si i tillë. Nuk ka shpresë në mungesë të Perëndisë, vetëm kotësi dhe asgjësim.

ATEIZËM APO AGNOSTICIZËM?

Me shpikjen e teorisë së evolucionit shumica e shoqërisë sonë, sidomos adoleshentët, studentët dhe profesorët e konsideruan të drejtë ta shpallnin veten ose ateistë ose agnosticistë. Këto dy terma i kanë rrënjët në gjuhën e lashtë greke. Në greqishten e lashtë shkronja “a” do të thotë “jo”. Fja - la për Perëndinë është “theos”. Ndaj një “a -theo- ist” [ateist] është për dikë që pohon që nuk ka Perëndi. Termi agnostik vjen nga fjala “gnosis” prej kuptimit të fjalës njohuri. Agnosticisti është dikush që nuk e di nësePerëndia ekziston. Atëherë, kush është më mendje-hapuri: atesti apo agnosticisti? - Në fakt, Agnosticizmi është më tepër mendje-hapur. Të deklarosh që Perëndia ekziston, një ateisti i duket diçka arrogante. Por, të pohosh në këtë uni- vers të pafund, në këtë dimension ose në ndonjë tjetër dimension të re- alitetit që Perëndia nuk ekziston është supozim i tepruar. Një person që arrin të mbajë një pozicion të tillë duhet të jetë pak a shumë në pozicionin e Hyjnisë për nga njohuria që

15

posedon. Të pretendosh që Perëndia nuk ekziston asgjëkund është sikur dy pleshta në lëkurën e një qeni në Kansas të diskutojnë mbi ekzistencën e kangurit në Australi. Nuk ka asnjë ku- ptim të thuash dhe as të këmbëngulësh me forcë që nuk ka Perëndi. Intelektualisht nuk është e ndershme të deklarosh që di diçka që në fakt nuk e di. Të thuash që Perëndia nuk ekziston është një deklaratë që s’mund të provohet. Të paktën agnostikët i njohin kufijtë e njohurisë së tyre; që, ndoshta mund të jetë një Perëndi përtej sferës së tyre të njohurisë. Janë dy tipe agnostikësh: ata që thonë , “Nuk e di dhe nuk dua ta di” dhe ata që thonë “Nuk e di, por jam i hapur të di”. Pitër Krift, një profesor i filozofisë në Kolegjin e Bostonit ka thënë: “Ndarja e madhe është... jo midis gjetësve dhe jo gjetësve, por midis kërkuesve dhe jo kërkuesve.” Unë bie dakord me këtë. A je një kërkues? Nëse je i tillë dhe Perëndia ekziston, jam i bindur që Ai është aq i madh sa të ta tregoj Veten. Dhe, sepse besoj që Perëndia është personal, jam i bindur që Ai dëshiron të të shfaqet. Por çështja qëndron në atë, nëse je i hapur që Ai të të shfaqet. Ekzistenca e Perëndisë nuk varet nga masa e besimit, nëse Ai në të vë- rtetë nuk ekziston; por asnjë lloj mase dyshimi nuk mund të shkatërrojë ekzistencën e tij nëse ai në të vërtetë ekziston. Nuk do doja që të vije besimin në Perëndinë për t’u

16

ndjerë më mirë edhe Ateizëm apo agnosticizëm pse kjo pa dyshim mund të pasojë, por sepse besimi në Perëndi është çështje e së vërtetës. Nuk ka të bëjë me faktin se sa i sinqertë je apo sa i mirë je në zemër. Sepse, edhe besimi në Babagjyshin e Vitit të ri mund të të bëjë të ndjehesh mirë. Mund të jesh i sinqertë në bindjet e tua, por mund të jesh sinqerisht gabim. Është e vështirë të besosh diçka në zemër, para se ta besosh në mendje që kjo është e vërtetë. Ja pse dyshimet shpesh i paraprijnë besimit. S’ka problem nëse bën pyetje të vështira. Përpjekja në kërkim të Zotit mund të krahasohet me atë djaloshin qëshkoi të peshkonte për herë të parë. Ai nuk kishte parë asnjëherë peshktë vërtetë dhe për aq sa dinte deri në atë moment peshku ishte thjesht njëpjellë e imagjinatës. I ati e mëson si të përgatisë karremin, ta hedhë nëujë dhe të presë derisa të pluskojë tapa mbi ujë. Brenda më shumë se njëore, djaloshi bëhet agnostik mbi peshkun. Por diçka ndodh. Tapa nis tëpluskojë dhe zhduket nën ujë, filli i grepit nis të lëvizë dhe ai ndjen qëpo e tërheq diçka nga ana tjetër e grepit. Befas gjithçka që ka të bëjë meagnosticizmin e tij për peshkun kthehet në frikë. “Çfarë ka në anën tjetër të grepit?”, “A do të më lëndojë?”, “Mund të jetë ndonjë peshkaqen!”... Pak a shumë kështu duket edhe kërkimi për Perëndinë. Nuk mund tëtë tregoj se çfarë do të gjesh ti vetë në anën tjetër të fillit, dhe respektojçdokënd që do të kishte kurajon që ta

17

flakte fillin në ujë. E vetmja gjë qëunë mund të bëj është përgatitja e karremit. Njerëzit që nisin të kuptojnëçështjen e ekzistencës së Perëndisë dhe sa kompleks është universi ynë,do të kenë edhe pyetje pa përgjigje. Më duhet të rrëfej që si besimtar, ka ditë kur jam i trullosur nga gjithë koncepti i Perëndisë. Mendja ime njerëzore nuk mund të kuptojë se si një Perëndi kaq i fuqishëm dhe madhështor do të krijonte universin tonë dhe gjithë dimensionet e tjera të realitetit, për të cilat fizikantët kanë krijuar bindjen që ekzistojnë. Mendja ime me qark të shkurtër as që mund ta rrokë gjithë këtë në tërësinë e vet. Nga ana tjetër, ateistët mendimtarë mund të kenë ditë kur dyshojnë mbi spekullimet dhe mosbesimin e tyre. Nuk mund ta imagjinoj se si dikush që sheh gjithë këtë univers kaq kompleks, të bukur dhe me një projektim kaq të dukshëm, të thotë se gjithë kjo ka ndodhur rastësisht – se jeta erdhi nga asgjëja, se nga një gjendje lëndore pa mendim erdhën mendimet dhe ndjenjat, dhe se për shkak të përplasjes kaotike të atomeve mund të pro- dhohet dhe krijohet një Ajnshtajn, një mace apo një trëndafil, një flutur, organet funksionale mashkullore dhe femërore apo shqisat. Aq më tepër akoma, si ka mundësi që gjithë këto gjëra të vijnë nga as- gjëja? Sipas evolucionit ose energjia ose/dhe materia gjithmonë kanë ekzistuar. Në terma logjike, kjo të bën të pyesësh.

18

Evolucionistët supo- zojnë një pjesë të paprovuar të argumentit të tyre si të ishte e vërtetë dhe e ndërtojnë të gjithë çështjen mbi diçka që nuk është e provuar. Nga ka ardhur energjia apo materia që të sjellë në ekzistencë evolucionin? Mua më duket se duhet të ketë qenë një Shkak i Parë i pakrijuar [Perëndia] prej të cilit filloi i gjithë procesi. Nëse beson në teorinë e Big Bang-ut, atëherë kush e shkaktoi shpërthimin? [Për aq sa vlen, falë Teleskopit Hubble mund të kuptojmë që universi ynë nuk mund të zhvillohet nisur nga një pikë qendrore, sipas bindjes së teo- risë së Bing Bengut. Përkundrazi, galaksitë e universit duket sikur lëvizin si grumbull në drejtime të ndryshme. Kjo ka qenë një çështje trazuese për shumë astronomë dhe fizikantë anembanë botës]. Le të vërejmë si fillim: Nuk ka përgjigje të lehta. Përgjigje të vërteta? Me sa ka mundësi. Përgjigje të lehta. Jo. Të ndryshosh pozicionin nga atei- zmi në agnosticizëm sipas meje mund të jetë hapi i parë i të qenit i hapur ndaj të vërtetës. Vetëm nëse pretendon të jesh i gjithëdijshëm, përjashtimi i mundësisë së Perëndisë nuk është as shkencë e mirë, as filozofi e mirë.

19

TË PËRFTOSH GJITHË PAMJEN

Janë tre libra që më kanë ndryshuar plotësisht konceptin për universin: “Libri Alarmu es i Mendjes Kozmike” (“The Cosmic Mind Boggling Book”) nga Neil McAleer, “Galaksitë” (“Galaxies”) të Timothy Ferris dhe“Vizionet e Universit” (“Visions of the Universe”) të Dr. Raman Pri-nja. A mundet që një univers kaq i pafund dhe kompleks si ky i yni të ketë ardhur ashtu rastësisht? Gjykoje vetë. Për të rrokur perspektivën e duhur do të udhëtojmë në dy drejtime: mespërmes universit tonë dhe në mbretërinë e atomeve. Lidh rripin e sigurimit dhe le të nisemi! Në fazën e parë të udhëtimit do shkojmë drejt diellit. Nëse do të ekzi- stonte ndonjë autostradë nga toka drejt e te dielli, me shpejtësinë 90 km në orë do të na duheshin 193 vjet për të mbërritur në destinacion. – Tani, meqë kemi gjithë kohën në dispozicion, le të drejtohemi nga Alfa Ce- ntauri [Alfa Centauri është një sistem yjor i trefishtë me dy yje super të mëdhenj Alfa dhe Beta Centauri dhe një yll tjetër më i vogël, Centauri Pasues, i cili u vjen rrotull dy të parëve. Ky yll është më afër tokës përveç diellit]. Nëse udhëtojmë me shpejtësi 90 km në orë, sa kohë mendon se do na duhet të mbërrijmë sikur të ishim me makinë? Sa për të të

20

dhënë një ide, do të udhëtonim 50,000 vjet, 100,000 vjet, 500,000 vjet, një mi- lion, 10 milion, 20 milion vjet – dhe, edhe pas kaq, ne do kishim mundur të përshkonim vetëm gjysmën e rrugës! Në fund, vetëm pas 52 milion vjetësh, me shpejtësinë e 90 km në orë do të mund të arrinim te ylli Cen- tauri pasues. Aktualisht shpejtësia e dritës është 300,000 km në sekondë çka përbën afërsisht 9660 miliardë km në vit. Koha që ndoshta do të të duhet për të thënë “1001” është koha që i duhet dritës për të përshkuar nga një kënd në tjetrin dhomën ku ka gjasa po lexoni, një kohë e mjaftueshme për të përshkuar shtatë herë e gjysëm tokën për së gjati. Brenda kohës që mund të shqiptosh “1001”, çka mund të thuhet afërsisht në një sekondë, drita që përshkon dhomën nga një kënd në tjetrin ku jeni duke lexuar, ka gjasa të ketë përshkuar brenda të njëjtës kohë gati për shtatë herë e gjysëm për së gjati gjithë tokën. Me këtë shpejtësi të pabesueshme Centaurit Pasues i duhen më shumë se katër vjet për të arritur tokën. Ka sisteme yjore që ndodhen miliarda vjet drite larg nesh. Neve na duhen 52 milion vjet për të mbërritur në njërin prej sistemeve, imagjinoni sa do na duhej të udhëtonim me disa miliarda vjete dritë larg! Dielli dhe tetë nga nëntë planetët, duke konsideruar apo jo Plutonin si të tillë, formojnë sistemin tonë diellor. Plutoni është aq larg sa, nëse do të ishim atje, vetëdielli do të na dukej si yll.

21

Sistemi ynë diellor është pjesë e një galaksie shumë të gjerë, një gru- mbull i shumë yjeve të quajtur Udha e Qumështit, e përbërë nga një me- satare prej 200-300 miliardë yjesh. Dielli ynë është vetën njëri nga yjet, dhe nga më të vegjlit, një yllth i verdhë. Për të përftuar pamjen reale se si mund të duket toka jonë nga Udha e Qumështit, imagjinoni, një katror 2.5 cm² me 200 pika mikroskopike brenda tij, të cilat përfaqësojnë 200 yje, njëri prej të cilëve është edhe dielli ynë. [Kujtoni që tanimë e kemi llogaritur që do të na duheshin 52 milion vjet për të udhëtuar nga një yll në tjetrin]. Për të kuptuar përmasat e Udhës së Qumështit, do të duheshin 160 hektarë për çdonjërin prej atyre katrorëve 2.5 cm² që të përftonim madhësinë e Udhës së Qumështit. Nëse Galaksia e Udhës së Qumështit do të zvogëlohej në masën e Amerikës së Veriut (Kanadaja, SHBA dhe Meksika) dielli ynë dhe tetë/ nëntë planetet do të ishin aq të mëdhenj sa të futeshin në një filxhan ka- feje. Dhe Udha e Qmështit është llogaritur të jetë vetëm një – e trilionta e universit të zbuluar derimë tani. Bazuar në informacionin e Teleskopit Hubble, shkencëtarët llogarisin sot se mund të ketë edhe 100 miliardë galaktika të tjera të përbëra nga 100- 400 miliardë yje secila. Së fundmi disa astronomë e drejtuan teleskopin Hubble drejt asaj që duket si njollë e zezë në qiell,

22

në masën e kokrrës së rërës. Për dy- mbëdhjetë ditë kjo u ekspozua në masë të gjerë. Kur ata e zmadhuan fotografinë e njollës çfarë mendon ti se panë? – Galaktika, galaktika dhe më shumë galaktika. Mijëra prej tyre. Nuk kemi asnjë të dhënë se ku përfundon universi ynë, madje edhe astronomët që duket sikur japin një përgjigje rreth kësaj bëjnë vetëm hamendësime duke u bazuar në disa parasupozime që kanë. Po nëse distanca që astronomët kanë parë derimë tani s’është g jë tjetër veç një e trilionta e universit të vërtetë? Po nëse Bing Bengu të mos ketë ndodhur asnjëherë? Ne nuk e dimë dhe të flasim sikur e dimë me siguri është mburrje e cekët. Më së miri ne mund të bëjmë vetëm hamendësime të

bazuara në njohuri. Kjo është e gjitha.

Një prej yjeve më të mëdhenj që ne mund ta shohim me sy të lirë është vendosur në pjesën jugore të qiellit në yllësinë Orion. Emri i yllit është Betelgeuse, e shqipëruar lëngu musht. Është ylli më i sipërm i kuq në të majtë të zonës së Orionit. Betelgeuse është afërsisht 160 milion herë më i madh se dielli ynë, me një diametër prej afërsisht 400 milion km. Nëse toka jonë do të kishte masën e një topi golfi, ky yll do të ishte një top me një diametër 3.2 km.

23

Nëse bëhej tunel mespërmes këtij ylli dhe duke udhëtuar me 90 km në orë, do të nevojiteshin të paktën 1,600 vjet vetëm për të përshkuar gjithë tunelin. Kujto, duheshin vetëm 193 vjet për të përshkuar hapësirën tokë/ diell. Nëse Betelgeuse do të ishte në vendin e diellit tonë, orbita e Mërku- rit, Venusit, Tokës, Marsit dhe Jupiterit do të përfshiheshin të gjitha bre- nda tij. Çfarë të mahnit edhe më tepër është që së fundmi astronomët zbuluan një yll tjetër të ri VY Canis Majoris para të cilit Betelgeuse duket thjesht xhuxh. Mbaje në konsideratë këtë citim nga Gjeografia Kombëtare mbi masën e universit tonë [Maj 1974, fq. 592]: “Po të imagjinosh sikur trashësia e kësaj faqeje të paraqiste distancën nga toka te dielli [150,000,000 km, ose rreth tetë minuta dritë], atëherë distanca me yllin më të afërt [4 e 1/3 vite dritë] do të ishte afërsisht 22 m i trashë. Diametri i galaktikës sonë [100,000 vite dritë] do të ishte afërsisht 500 km pirg i lartë, ndërkohë që skaji i universit deri tani i zbuluar ka arritur deri në lartësinë e një pirgu letrash 50 milion km – një e treta e rrugës për te dielli”. - Ky pirg letre i kapur në njërën anë do të mbështillte tokën tonë gati 1240 herë. Ashtu si nuk mundem dot të rrok pafundësinë e universit tonë, po kështu nuk mundem dot as të kuptoj atomet, pjesët fizike që ndërtojnë unive- rsin tonë. Matematicieni/filozofi francez Paskal ka thënë

24

që ne ndodhemi midis gjësë më të madhe dhe më të vogël që mund të imagjinojmë dot. - Dhe unë bie dakord. Sa të vogla janë atomet? Nëse ke bërë ose jo kimi në shkollë, le të bëjmë një udhëtim në botën e atomeve. Atomet janë gjëja më e vogël vetë-përfshirëse në universin tonë. Trupi, bota, çdo gjë fizike është përbërë nga atomet. Disa janë të lehtë si he- liumi dhe disa të tjerë të rëndë si hekuri. Çdo atom ka një qendër që quhet bërthamë. Rreth bërthamës vërtiten miliona herë në sekondë grim- ca të vogla që quhen elektrone. Sa më i madh është atomi aq më shumë elektrone ka. Më parë mendohej që elektronet fluturonin rreth orbitës së bërthamës me rrotullime të rregullta. Sot shkencëtarët besojnë që elek- tronet fluturojnë ngado ashtu si bletët që gëlojnë në një koshere. Sa të vegjël janë atëherë atomet? Për të krijuar një ide, imagjino që pika në fund të kësaj fjalie mund të mbajë 230 milionë viruse HIV, virus që shkakton SIDA-n. Çdonjëri prej këyre 230 milionë viruseve përbëhet ngamiliona atome. Kam lexuar se organizmi më i thjeshtë një qelizor i cili mund të riprodho- jë vetveten ka afërsisht të njëjtin numër atomesh sa shkronja të alfabetit gjenden në 100 milion faqe të Enciklopedisë Britanike. Hidhi sytë te dora dhe përqendrohu për pak në ndonjë njollë që mund të kesh në lëkurë. Ajo

25

çfarë sheh mund të jetë e përbërë nga mijëra qeliza. Normalisht, qelizën nuk mund ta shohësh pa ndihmën e mikroskopit. Shkencëtarët llogarisin që mesatarisht një person ka afërsisht 50-100 tri- lion qeliza në trupin e tij, varësisht nga masa e personit. Për të marrë një ide çfarë do të thotë një trilion, imagjino pakot e lidhura 100$ në shumën e një milion dollarëve të vëna sipër njëra-tjetrës do të formonin një pirg rreth një metër të lartë. Një miliard dollarë do të bënin një pirg rreth 915 m të lartë dhe një trilion dollarë, një pirg 1013887 m të lartë, përndryshe 1014 km të lartë. Dhe 50 trilion do të formonin një pirg 50694336 m oseafërsisht 50695 km të lartë. Brenda çdo qelize trupore është “ADN - ja”. Ky është programi gjenetik i trupit, i ngjashëm me projektin që një kontraktor përdor për të ndër- tuar shtëpi. ADN- ja përcakton gjithçka fizike – ngjyrën e syve, masën e hundës, etj. ADN-ja në trupin tonë është si një kod i shkruar, ashtu si shkronjat e këtij libri. Trupat tanë lexojnë ADN-në. Ato nuk janë si shkronja të zakonshme të alfabetit të hedhura kuturu. Ato janë si një bibliotekë e një informacioni inteligjent. Pyetja është, se kush e shkroi këtë bibliotekë ADN-je? Është njësoj si tërësisht një gjuhë tjetër. Çfarë është tjetër e mahnitshme është që çdo qelizë e trupit përmban një program për të gjithë trupin. Me teknologjinë e duhur, shkencëtarët mund të marrin

26

ADN-në nga qeliza e trupit dhe të krijojnë (klonojnë) një tjetër person si ty. – E tmerrshme hë!.., ishte thjesht shaka! Çdo qelizë e trupit ka brenda tij 20 ndarje si dhomëza. ADN-ja vendoset në njërën prej këtyre dhomëzave. ADN-ja e vetëm një dhome të tillë në qelizë është e përbërë nga afërsisht 3 miliardë kode ADN-je, copëza info- rmacioni dhe çdo kod është krijuar nga 4 molekula të vogla dhe secila prej tyre e përbërë në vetvete nga gjashtë atome. Nëse e merr ADN-në prej vetëm një qelize të trupit dhe e zgjat, kjo do të arrinte gjatësinë e 3 metrave. Me ndihmën e një shokut tim shkencëtar, Dr Majk Bërgër, kemi llogaritur se, nëse marrim këtë 3 metërshin e gjatë të ADN-së dhe e shumëzojmë me 50 trilion qeliza që është mesatarja e përmbajtjes së trupi tonë, atëherë zgjatimi do të shkonte me afërsi 161 miliardë km e gjatë. Për të patur pamjen e qartë, toka jonë është vetëm 150 milion km larg diellit. Nëse e llogarisim Plutonin si pjesë të sistemit tonë diellor, Plu- toni është afërisht 5898 milionë km larg diellit. Nëse e përdorim numrin e fundit si rreze e sistemit tonë diellor, atëherë perimetri, distanca pë- rreth sistemit tonë diellor do të ishte afërisht 37 miliardë km. Kjo do të thotë që fija e zgjatur e ADN-së së trupit do të ishte mjaftueshëm e gjatë t’i vinte rrotull GJITHË SISTEMIT TONË DIELLOR, diellit dhe gjithë planeteve, afërsisht, KATËR HERË! – Të lutem ndalo për pak dhe pe- shoje mirë këtë fakt. A mund

27

Page 1 Page 2 Page 3 Page 4 Page 5 Page 6 Page 7 Page 8 Page 9 Page 10 Page 11 Page 12 Page 13 Page 14 Page 15 Page 16 Page 17 Page 18 Page 19 Page 20 Page 21 Page 22 Page 23 Page 24 Page 25 Page 26 Page 27 Page 28 Page 29 Page 30 Page 31 Page 32 Page 33 Page 34 Page 35 Page 36 Page 37 Page 38 Page 39 Page 40 Page 41 Page 42 Page 43 Page 44 Page 45 Page 46 Page 47 Page 48 Page 49 Page 50 Page 51 Page 52 Page 53 Page 54 Page 55 Page 56 Page 57 Page 58 Page 59 Page 60 Page 61 Page 62 Page 63 Page 64 Page 65 Page 66 Page 67 Page 68 Page 69 Page 70 Page 71 Page 72 Page 73 Page 74 Page 75 Page 76 Page 77 Page 78 Page 79 Page 80 Page 81 Page 82 Page 83 Page 84 Page 85 Page 86 Page 87 Page 88 Page 89 Page 90 Page 91 Page 92 Page 93 Page 94 Page 95 Page 96 Page 97 Page 98 Page 99 Page 100 Page 101 Page 102 Page 103 Page 104 Page 105 Page 106 Page 107 Page 108 Page 109 Page 110 Page 111 Page 112 Page 113 Page 114 Page 115 Page 116 Page 117 Page 118

Made with FlippingBook - Online catalogs