e kafshëve. Ka gjasa që Xhoni ta shikojë mësimin shoqëror mbi të mirën dhe të keqen thjesht si pjesë të kulturës ose si rezultat të ruajtjes së disa geneve. Në çdo rast, Xhoni do ta konsideronte të vërtetën relative; me fjalë të tjera, si një subjekt të ndryshueshëm. “Çfarë është e vërtetë për ty, mund të mos jetë ashtu për mua.” Nuk ka të vërtetë absolute, as përcaktim të së drejtës dhe të gabuarës. I vetmi përjashtim është kur bie fjala për shkencën. Njerëzit si Xhoni tentojnë që ta trajtojnë shkencën si të shenjtë. Duhet parë mënyra si i shpreh Xhoni bindjet ku nuk ka abso- lute. Nëse ai thotë: “Nuk ka absolute”, ai sa ka bërë një deklaratë abso- lute. Nëse thotë, “Nuk ekziston ajo që quhet e vërtetë”, ai e ballafaqon veten me një pyetje tjetër: “Dhe ti, Xhon, e di që kjo është e vërtetë?” Filozofikisht, të gjitha këto deklarata janë kundërshtuese dhe shfaqin një problem real për të gjithë ata që e konsiderojnë veten mendimtarë racio- nalë. Nëse e vërteta nuk ekziston, pse duhet të besojmë çdo gjë që të tjerët thonë? Pse duhet ta shohim shkencën si të vërtetë?” Meqë Xhoni nuk beson në absolutin moral të së drejtës dhe të së gabuarës, të së mirës dhe të keqes, atëherë ai justifikon çdo gjë që mund të bëjë. Mbi të gjitha, nëse Perëndia nuk ekziston, atëherë nuk ka pse të ketë ligje morale. Apo s’është kështu?
9
Made with FlippingBook - Online catalogs