mjekër e flokë të gjatë me pamjen e hipisë. Ai tha, “Zotëri, nuk më njihni, por unë kam shërbyer në luftën e Vietnamit bashkë me djalin tuaj. Nëse nuk do të kishte qenë për djalin tuaj unë nuk do të ndodhesha sot këtu sepse ai më shpëtoi jetën duke u vrarë vetë. E di që jeni një koleksionist arti, dhe, edhe pse nuk mendoj që të jem artist i mirë, bëra portretin e djalit tuaj kur ishim në Vietnam dhe doja t’jua jepja juve.” Pa dyshim që piktura nuk mund të ishte nga më të mirat, por i ngjante djalit të tij. Plakut i pëlqeu aq shumë piktura sa e vuri mbi oxhak në vendin e njërës prej pikturave më të çmuara që mbante atje. Shpesh në mbrëmje, nën dritën e zjarrit të oxhakut dhe nën melodinë e muzikës ai do të shihte pikturën dhe do të mbushej përbrenda, ndërkohë që do të ndjehej gjithmonë e më tepër i lehtësuar. Sigurisht që me kalimin e viteve koleksionisti i vjetër vdiq dhe sepse nuk kishte askënd kujt t’ia linte trasëgiminë, agjentët e artit nga e gjithë bota erdhën për të vlerësuar pikturat e tij të çmueshme në një ankand. Kur ankandi filloi, personi që e drejtonte tha: “Ishte vullneti i koleksionistit që piktura e parë që do dalë në ankand të ishte piktura e djalit të tij.” Kuptohet që askush nuk e dëshironte duke mos qenë një punë e mirëfilltë artistike, ndaj ra heshtja. Në fund e theu heshtjen kopshtari i vjetër i shtëpisë: “Kam punuar për vite të tëra për këtë familje dhe djali i familjes ishte sikur të ishte djali im. Nuk jam i
100
Made with FlippingBook - Online catalogs