pastro. Shëroma zem- rën e lënduar. Më çliro nga çdo e keqe dhe më bëj ashtu si do ti që unë të jem. Më qetëso nga frikërat e mia dhe më ndihmo të njoh më shumë dashurinë tënde. Faleminderit që e dëgjon lutjen time, Amen.” Tani që e ftove Jezusin/Jeshuan të bëhet pjesë e jetës tënde, të nxis të kërkosh për një kishë ku mësohet dhe nderohet Bibla. Përkushtoju Kri- shtit/Mesisë publikisht duke u pagëzuar sipas udhëzimeve të tij [Mateu 28:19,20; Veprat 10:47, 48a]. Vizito disa kisha para se të zgjedhësh të bëhesh pjesë e njërës prej tyre. Disa kisha janë plot jetë dhe aktive, disa të tjera të vakëta dhe plot rregulla. Kërkoji Perëndisë të të drejtojë në kishën e duhur. Vëri veshin zemrës. Të shkuarit në këtë kishë të afron më shumë me Perëndinë apo të mban larg prej Tij? Gjetja e kishës së duhur është njësoj si përpjekja për të patur këpucët e duhura për këmbët. Nuk është pse t’i blesh këpucët e para që provon në dyqan. Duhet të shohësh njëherë vërdallë gjatë kohës që bën pazar për të gjetur të duhurat, po kështu është edhe për kishën. Mos u ndje i shtrënguar të bëhesh pjesë e një kishe derisa të ndjesh paqen e Perëndisë në zemër kur ta kesh gjetur kishën e duhur [Kolosianëve 3:15]. Vazhdo të lutesh, lexo Shkrimin dhe lejoje Perëndinë të të flasë. Nëse je nxënës në shkollën e
102
Made with FlippingBook - Online catalogs