thella janë të vërteta. Nëse e njeh Krishtin atëherë jeta jote këtu në tokë nuk është gjë tjetër veçse kapitulli i parë i një historie të pamba- rim, ku çdo kapitull është më i mirë se ai i pari. Jeto me gjithë zemër për Krishtin sot, sepse ajo që jeton sot në tokë pasqyron përjetësinë. Lejoje atë që të shkruajë bashkë me ty kapitujt e tjerë të jetës tënde. Faleminderit që e more këtë udhëtim me mua. Lutem që paqja dhe hiri i Perëndisë të bëhet edhe jotja, tani dhe përjetë.
NJË FJALË NGA AUTORI
Në jetën time kam kryer disa profesione të ndryshme: pastor, pronar li- brarie, shkrimtar, fotograf, artist, kapelan, etj. Shumica e pjesëve të këtij libri janë mbledhur nga puna ime si kapelan/këshillues në spitalet psiki- atrike, ku kam punuar kryesisht me adoleshentët. Për 12 vjet kam punuar edhe si vullnetar me adoleshentët në paraburgim. Ndaj e them që kam patur privilegj të punoj me qindra adoleshentë, shumica e të cilëve ishin ateistë dhe agnostikë, ndërsa të tjerë të përfshirë në Satanizëm, në bandat e rrugëve, drogë, vetvrasje, etj. T’i bëje këta adoelshentë të mendonin për Perëndinë ishte një sfidë e madhe. U thoja, “Është e vështitë të besosh diçka në zemër nëse më parë nuk e beson në mendje”. Ndaj edhe u trego- ja se të bërit pyetje ishte gjëja më e mirë dhe pyetja
108
Made with FlippingBook - Online catalogs