Prandaj, ai mund të drogohet, t’u qepet femrave apo të bëjë lirshëm çdo gjë tjetër që i vjen ndër mend ta bëjë. Praktikisht të folurit, përdhunimi, abuzimi seksual, vjedhja apo edhe vrasja nuk do të quheshin të gabuara, nëse nuk ka një përcaktim mbi të gabuarën. Tërhiqemi nga një mënyrë e tillë të menduari, por ky është realiteti i ngurtë i këndvështrimit të Xhonit përmes konkluzioneve të tij logjike. Xhoni mund të thotë, “As që ma ndjen, nëse i pëlqen ose jo atë që përbërja ime kimike i bën tëndes!!” Kjo mënyrë të menduari ka qenë dhe vazhdon të jetë ende sot pas Komunizmit ateist: “Çfarë problemi ka vrasja e njerëzve, nëse kjo i shërben shtetit? Ata në fund të fundit janë thjesht një gjë.” Lehtësisht, por jo duke e marrë lehtë, nëse Xhoni do të kishte qenë i qëndrueshëm në bindjet e veta ateiste, se njerëzit nuk janë veçse gjëra, atëherë kjo do të ndikonte edhe në mënyrën si i trajton ai veten dhe të tjerët. Statistikat e fundit raportojnë që 100% e çdo brezi, herët a vonë, vdes. Nëse Xhoni ka të drejtë që nuk ka Perëndi, atëherë çfarë? Mbi varrin e tij do të shkruhej vetëm “Fund!”. Jeta e Xhonit për përkohësinë dhe përjetësinë ka mbaruar. Ky mendim do të ishte një zhgënjim i vërtetë për Xhonin. Të gjitha arritjet dhe qëllimet e tij do të mbarojnë me vdekjen e tij. Pavarësisht nëse në jetë do të kishte qenë një nëpunës apo thjesht roje, një
10
Made with FlippingBook - Online catalogs