më e keqe ishte ajo që nuk pyetej. Ajo çfarë zbulova ishte se këta të rinj kërkonin përgjigje. Shumica e urrente jetën që bënte. Perëndia ishte një prej mundësive që ata nuk e kishin provuar kurrë. Ishte sikur ata donin të besonin por shpesh çështje të rënda dhe sidomos histori të abuzimit që ata mbartnin e ndër- prisnin rrugën e nisur. Gjatë viteve me ta, ndërsa dëgjoja me kujdes pyetjet e zemrave të tyre, disa përgjigje duket sikur po merrnin kuptim. Shpesh, pasi i ndihmoja që të merrnin një përgjigje, ata do të thonin, “Po, por.., po për ...?” Kjo broshurë mori formë nga progresioni logjik i mendimeve të shprehura nga këta qindra adoleshentë kërkues të cilët thjesht po kërkonin një arsye për të besuar, një arsye për të shpresuar dhe një arsye për të vazhduar jetën. Kam shërbyer si kapelan për 15 vitet e fundit duke punuar me sektorin e më të sëmurëve. Të përballurit me vdekjen bëhet pa dyshim edhe një mënyrë për të tërhequr vëmendjen. Ka disa gjëra më të matura dhe të tmerrshme kur bie fjala për vdekjen e dikujt, kur e di që është veç një frymëmarrje dhe një rrahje zemre larg përjetësisë dhe nuk e di se ku do të shkojë ta shpenzojë përjetësinë. Disa prej pacientëve të mi shprehnin ndjenja faji, turpi dhe pendesë për vendimet e jetës që kishin marrë gjatë gjithë atyre viteve të shpenzuara kot. Ishte gëzim dhe privilegj i madh si kapelan t’i drejtoja pacientët e mi drejt një Perëndie të
109
Made with FlippingBook - Online catalogs