T'i Besosh një Perëndie që nuk e Sheh

multimilioner apo një endacak rrugësh, asgjë nuk do të bënte ndryshim. – Vdekja mbetet vdekje. Nëse Xhoni nuk ka shpirt dhe është vetëm një gjë materiale, në tablonë e madhe të përjetësisë, jeta e tij nuk do të kishte asnjë kuptim. Le ta shohim tani jetën përmes syve të Merit. Për hir të argumentit, supozojmë që PERËNDIA EKZISTON. Si do t’u përgjigjej Meri të njëjtave pyetje? Çfarë do të thoshte ajo për fillesën e jetës? – Përgjigja: “Zoti krijoi jo vetëm atë, por të gjithë universin”. Pavarësisht sa kohë ka kërkuar kjo, gjashtë ditë (krijimi i menjëhershëm) apo gjashtë miliardë vjet, universi shfaq shenjat e një plani krijues dhe mendjezgjuar. Nuk ka të bëjë me kohën. Gjithkush që ka sy për të parë intuitivisht mund të kuptojë që pavarësisht sa kohë i duhet një artisti si Mikelanxhelo për të bërë një kryevepër, mbetet gjithsesi një punë arti- stike. A do të pohonte Meri që njeriu ka vlera? Po. Sipas këndvështrimit të saj njerëzit janë krijuar sipas mendjes dhe zemrës së Perëndisë. Meqë Zoti nuk krijon mbeturina sigurisht që ne kemi vlera të mreku- llueshme. Një bindje e tillë do të rriste dramatikisht dhe në mënyrë të beftë ndjesi- në e sigurisë dhe vetëvlerësimit. Ka mundësi që ajo t’i trajtojë njerëzit me më shumë dinjitet dhe merita sepse në sistemin e saj të besimit të gjithë njerëzit, në njëfarë mënyre

11

Made with FlippingBook - Online catalogs