T'i Besosh një Perëndie që nuk e Sheh

mbartin imazhin dhe ngjashmërinë e Perëndisë. Mendon që Meri mund të besojë që ka një qëllim për të jetuar? – Po, për të njohur Perëndinë, për të bërë vullnetin e tij duke i ndihmuar dhe u shërbyer të tjerëve. Jeta në tokë është një përgatitje për përjetësinë. Për të, më e mira nuk ka ardhur ende. Sipas këndvështrimit të Merit, a do të besonte ajo që e keqja dhe e mira, e gabuara dhe e drejta ekzistojnë? Sigurisht që po. Nëse ekziston një mendje hyjnore pas gjithë këtij universi atëherë gjithçka që pohon këtë mendje do të ishte e drejtë dhe çka e dhunon atë do të quhej gabim. Ndaj ajo mund të pohojë: “E mira është e mi rë dhe e gabuara është e gabuar. Çfarë bëri Hitleri ishte e gabuar. Nuk ka pse të ngatërrohet e mira me të keqen.” Ashtu si edhe Xhoni, një ditë edhe Meri do të vdesë. Nëse ajo ka patur të drejtë se në të vërtetë ka ekzistuar Perëndia, si do të ishte kjo ditë? Mbi varrin e saj do të shkruhej: “Vetëm fillimi!” Duke i parë të dy protagonistët tanë, Xhonin dhe Merin, mund të vëresh sesi këndvështrimi i Xhonit mund të çojë në pavlefshmëri, mungesë shprese dhe dëshpërim, ndërsa pikëpamja e Merit i jep asaj ndjesinë e kuptimit dhe shpresës. Meqë ndryshime të tilla nuk mund të provojnë apo edhe të hedhin poshtë ekzistencën e Perëndisë, këto bindje ndikojnë në mënyrën si ngrihesh çdo mëngjes dhe si e përballon jetën çdo ditë. Çdo ditë e jetës është ose një ditë më afër vdekjes dhe mosqënies së

12

Made with FlippingBook - Online catalogs