rëndësinë që do të ndikojë tek ty fakti mbi përjetësinë. Edhe pas triliona vjetësh do të jesh në fillesat e përjetësisë. Është mendim i matur, por i vërtetë; në këtë moment ti je veçse një frymë-marrje dhe rrahje zemre larg nga përjetësia. Dhe, në varësi të atij që ka tëdrejtë, Xhoni ose Meri, do të përballesh, ose me kotësinë e përjetshme,ose me jetën e përjetshme. Ne jemi si milingona para malit Everest. Ështëe lehtë të përqendrohemi në pirgun e vogël të dheut që mund të kemipara vetes dhe të humbasim tablonë e madhe, në lidhje me çështjen ePerëndisë dhe përjetësisë. Kur Bill Gejts, një prej njerëzve më të pasur në botë të vdesë, a e di sa para do të lërë pas vetes? – Të gjitha! Pas një milion vjetësh nuk do të ketë rëndësi, nëse ke ngarë një makinë BMW, X5 apo Fiat Panda me parafango të ndryshkur, nëse ke banuar në një kasolle apo vilë, nëse ke qenë i shkolluar apo jo, beqar ose i martuar, i varfër ose i pasur. Ajo çfarë do të vlejë pas një milion vjetësh është nëse Perëndia ekziston dhe a ka jetë pas vdekjes. Jeta jote në tokë ose është fundi i udhëtimit tënd, ose vetëm ndalesa e parë e në një udhëtimi të pafund. Të lutem vëri veshin me kujdes kësaj çështjeje dhe mos e injoro. Çfarë mund të bësh ti vetë është të përpiqesh të llogarisësh se cili destinacion është i vërtetë dhe t’ia përshtasësh më pas jetës tënde. Nuk besoj që do të gjesh paqe shpirtërore, për më tepër nëse je në moshën e tretë të jetës, derisa të
14
Made with FlippingBook - Online catalogs