T'i Besosh një Perëndie që nuk e Sheh

mos kesh zgjidhur çështjen e ekzistencës së Perëndisë. Si një person që punon me njerëz të sëmurë në fazën e fundit të jetës, mund t’u pohoj që është më e lehtë të jetosh si ateist se të vdesësh si i tillë. Nuk ka shpresë në mungesë të Perëndisë, vetëm kotësi dhe asgjësim.

ATEIZËM APO AGNOSTICIZËM?

Me shpikjen e teorisë së evolucionit shumica e shoqërisë sonë, sidomos adoleshentët, studentët dhe profesorët e konsideruan të drejtë ta shpallnin veten ose ateistë ose agnosticistë. Këto dy terma i kanë rrënjët në gjuhën e lashtë greke. Në greqishten e lashtë shkronja “a” do të thotë “jo”. Fja - la për Perëndinë është “theos”. Ndaj një “a -theo- ist” [ateist] është për dikë që pohon që nuk ka Perëndi. Termi agnostik vjen nga fjala “gnosis” prej kuptimit të fjalës njohuri. Agnosticisti është dikush që nuk e di nësePerëndia ekziston. Atëherë, kush është më mendje-hapuri: atesti apo agnosticisti? - Në fakt, Agnosticizmi është më tepër mendje-hapur. Të deklarosh që Perëndia ekziston, një ateisti i duket diçka arrogante. Por, të pohosh në këtë uni- vers të pafund, në këtë dimension ose në ndonjë tjetër dimension të re- alitetit që Perëndia nuk ekziston është supozim i tepruar. Një person që arrin të mbajë një pozicion të tillë duhet të jetë pak a shumë në pozicionin e Hyjnisë për nga njohuria që

15

Made with FlippingBook - Online catalogs