posedon. Të pretendosh që Perëndia nuk ekziston asgjëkund është sikur dy pleshta në lëkurën e një qeni në Kansas të diskutojnë mbi ekzistencën e kangurit në Australi. Nuk ka asnjë ku- ptim të thuash dhe as të këmbëngulësh me forcë që nuk ka Perëndi. Intelektualisht nuk është e ndershme të deklarosh që di diçka që në fakt nuk e di. Të thuash që Perëndia nuk ekziston është një deklaratë që s’mund të provohet. Të paktën agnostikët i njohin kufijtë e njohurisë së tyre; që, ndoshta mund të jetë një Perëndi përtej sferës së tyre të njohurisë. Janë dy tipe agnostikësh: ata që thonë , “Nuk e di dhe nuk dua ta di” dhe ata që thonë “Nuk e di, por jam i hapur të di”. Pitër Krift, një profesor i filozofisë në Kolegjin e Bostonit ka thënë: “Ndarja e madhe është... jo midis gjetësve dhe jo gjetësve, por midis kërkuesve dhe jo kërkuesve.” Unë bie dakord me këtë. A je një kërkues? Nëse je i tillë dhe Perëndia ekziston, jam i bindur që Ai është aq i madh sa të ta tregoj Veten. Dhe, sepse besoj që Perëndia është personal, jam i bindur që Ai dëshiron të të shfaqet. Por çështja qëndron në atë, nëse je i hapur që Ai të të shfaqet. Ekzistenca e Perëndisë nuk varet nga masa e besimit, nëse Ai në të vë- rtetë nuk ekziston; por asnjë lloj mase dyshimi nuk mund të shkatërrojë ekzistencën e tij nëse ai në të vërtetë ekziston. Nuk do doja që të vije besimin në Perëndinë për t’u
16
Made with FlippingBook - Online catalogs