flakte fillin në ujë. E vetmja gjë qëunë mund të bëj është përgatitja e karremit. Njerëzit që nisin të kuptojnëçështjen e ekzistencës së Perëndisë dhe sa kompleks është universi ynë,do të kenë edhe pyetje pa përgjigje. Më duhet të rrëfej që si besimtar, ka ditë kur jam i trullosur nga gjithë koncepti i Perëndisë. Mendja ime njerëzore nuk mund të kuptojë se si një Perëndi kaq i fuqishëm dhe madhështor do të krijonte universin tonë dhe gjithë dimensionet e tjera të realitetit, për të cilat fizikantët kanë krijuar bindjen që ekzistojnë. Mendja ime me qark të shkurtër as që mund ta rrokë gjithë këtë në tërësinë e vet. Nga ana tjetër, ateistët mendimtarë mund të kenë ditë kur dyshojnë mbi spekullimet dhe mosbesimin e tyre. Nuk mund ta imagjinoj se si dikush që sheh gjithë këtë univers kaq kompleks, të bukur dhe me një projektim kaq të dukshëm, të thotë se gjithë kjo ka ndodhur rastësisht – se jeta erdhi nga asgjëja, se nga një gjendje lëndore pa mendim erdhën mendimet dhe ndjenjat, dhe se për shkak të përplasjes kaotike të atomeve mund të pro- dhohet dhe krijohet një Ajnshtajn, një mace apo një trëndafil, një flutur, organet funksionale mashkullore dhe femërore apo shqisat. Aq më tepër akoma, si ka mundësi që gjithë këto gjëra të vijnë nga as- gjëja? Sipas evolucionit ose energjia ose/dhe materia gjithmonë kanë ekzistuar. Në terma logjike, kjo të bën të pyesësh.
18
Made with FlippingBook - Online catalogs