Evolucionistët supo- zojnë një pjesë të paprovuar të argumentit të tyre si të ishte e vërtetë dhe e ndërtojnë të gjithë çështjen mbi diçka që nuk është e provuar. Nga ka ardhur energjia apo materia që të sjellë në ekzistencë evolucionin? Mua më duket se duhet të ketë qenë një Shkak i Parë i pakrijuar [Perëndia] prej të cilit filloi i gjithë procesi. Nëse beson në teorinë e Big Bang-ut, atëherë kush e shkaktoi shpërthimin? [Për aq sa vlen, falë Teleskopit Hubble mund të kuptojmë që universi ynë nuk mund të zhvillohet nisur nga një pikë qendrore, sipas bindjes së teo- risë së Bing Bengut. Përkundrazi, galaksitë e universit duket sikur lëvizin si grumbull në drejtime të ndryshme. Kjo ka qenë një çështje trazuese për shumë astronomë dhe fizikantë anembanë botës]. Le të vërejmë si fillim: Nuk ka përgjigje të lehta. Përgjigje të vërteta? Me sa ka mundësi. Përgjigje të lehta. Jo. Të ndryshosh pozicionin nga atei- zmi në agnosticizëm sipas meje mund të jetë hapi i parë i të qenit i hapur ndaj të vërtetës. Vetëm nëse pretendon të jesh i gjithëdijshëm, përjashtimi i mundësisë së Perëndisë nuk është as shkencë e mirë, as filozofi e mirë.
19
Made with FlippingBook - Online catalogs