dhënë një ide, do të udhëtonim 50,000 vjet, 100,000 vjet, 500,000 vjet, një mi- lion, 10 milion, 20 milion vjet – dhe, edhe pas kaq, ne do kishim mundur të përshkonim vetëm gjysmën e rrugës! Në fund, vetëm pas 52 milion vjetësh, me shpejtësinë e 90 km në orë do të mund të arrinim te ylli Cen- tauri pasues. Aktualisht shpejtësia e dritës është 300,000 km në sekondë çka përbën afërsisht 9660 miliardë km në vit. Koha që ndoshta do të të duhet për të thënë “1001” është koha që i duhet dritës për të përshkuar nga një kënd në tjetrin dhomën ku ka gjasa po lexoni, një kohë e mjaftueshme për të përshkuar shtatë herë e gjysëm tokën për së gjati. Brenda kohës që mund të shqiptosh “1001”, çka mund të thuhet afërsisht në një sekondë, drita që përshkon dhomën nga një kënd në tjetrin ku jeni duke lexuar, ka gjasa të ketë përshkuar brenda të njëjtës kohë gati për shtatë herë e gjysëm për së gjati gjithë tokën. Me këtë shpejtësi të pabesueshme Centaurit Pasues i duhen më shumë se katër vjet për të arritur tokën. Ka sisteme yjore që ndodhen miliarda vjet drite larg nesh. Neve na duhen 52 milion vjet për të mbërritur në njërin prej sistemeve, imagjinoni sa do na duhej të udhëtonim me disa miliarda vjete dritë larg! Dielli dhe tetë nga nëntë planetët, duke konsideruar apo jo Plutonin si të tillë, formojnë sistemin tonë diellor. Plutoni është aq larg sa, nëse do të ishim atje, vetëdielli do të na dukej si yll.
21
Made with FlippingBook - Online catalogs