T'i Besosh një Perëndie që nuk e Sheh

në masën e kokrrës së rërës. Për dy- mbëdhjetë ditë kjo u ekspozua në masë të gjerë. Kur ata e zmadhuan fotografinë e njollës çfarë mendon ti se panë? – Galaktika, galaktika dhe më shumë galaktika. Mijëra prej tyre. Nuk kemi asnjë të dhënë se ku përfundon universi ynë, madje edhe astronomët që duket sikur japin një përgjigje rreth kësaj bëjnë vetëm hamendësime duke u bazuar në disa parasupozime që kanë. Po nëse distanca që astronomët kanë parë derimë tani s’është g jë tjetër veç një e trilionta e universit të vërtetë? Po nëse Bing Bengu të mos ketë ndodhur asnjëherë? Ne nuk e dimë dhe të flasim sikur e dimë me siguri është mburrje e cekët. Më së miri ne mund të bëjmë vetëm hamendësime të

bazuara në njohuri. Kjo është e gjitha.

Një prej yjeve më të mëdhenj që ne mund ta shohim me sy të lirë është vendosur në pjesën jugore të qiellit në yllësinë Orion. Emri i yllit është Betelgeuse, e shqipëruar lëngu musht. Është ylli më i sipërm i kuq në të majtë të zonës së Orionit. Betelgeuse është afërsisht 160 milion herë më i madh se dielli ynë, me një diametër prej afërsisht 400 milion km. Nëse toka jonë do të kishte masën e një topi golfi, ky yll do të ishte një top me një diametër 3.2 km.

23

Made with FlippingBook - Online catalogs