T'i Besosh një Perëndie që nuk e Sheh

Nëse bëhej tunel mespërmes këtij ylli dhe duke udhëtuar me 90 km në orë, do të nevojiteshin të paktën 1,600 vjet vetëm për të përshkuar gjithë tunelin. Kujto, duheshin vetëm 193 vjet për të përshkuar hapësirën tokë/ diell. Nëse Betelgeuse do të ishte në vendin e diellit tonë, orbita e Mërku- rit, Venusit, Tokës, Marsit dhe Jupiterit do të përfshiheshin të gjitha bre- nda tij. Çfarë të mahnit edhe më tepër është që së fundmi astronomët zbuluan një yll tjetër të ri VY Canis Majoris para të cilit Betelgeuse duket thjesht xhuxh. Mbaje në konsideratë këtë citim nga Gjeografia Kombëtare mbi masën e universit tonë [Maj 1974, fq. 592]: “Po të imagjinosh sikur trashësia e kësaj faqeje të paraqiste distancën nga toka te dielli [150,000,000 km, ose rreth tetë minuta dritë], atëherë distanca me yllin më të afërt [4 e 1/3 vite dritë] do të ishte afërsisht 22 m i trashë. Diametri i galaktikës sonë [100,000 vite dritë] do të ishte afërsisht 500 km pirg i lartë, ndërkohë që skaji i universit deri tani i zbuluar ka arritur deri në lartësinë e një pirgu letrash 50 milion km – një e treta e rrugës për te dielli”. - Ky pirg letre i kapur në njërën anë do të mbështillte tokën tonë gati 1240 herë. Ashtu si nuk mundem dot të rrok pafundësinë e universit tonë, po kështu nuk mundem dot as të kuptoj atomet, pjesët fizike që ndërtojnë unive- rsin tonë. Matematicieni/filozofi francez Paskal ka thënë

24

Made with FlippingBook - Online catalogs