që ne ndodhemi midis gjësë më të madhe dhe më të vogël që mund të imagjinojmë dot. - Dhe unë bie dakord. Sa të vogla janë atomet? Nëse ke bërë ose jo kimi në shkollë, le të bëjmë një udhëtim në botën e atomeve. Atomet janë gjëja më e vogël vetë-përfshirëse në universin tonë. Trupi, bota, çdo gjë fizike është përbërë nga atomet. Disa janë të lehtë si he- liumi dhe disa të tjerë të rëndë si hekuri. Çdo atom ka një qendër që quhet bërthamë. Rreth bërthamës vërtiten miliona herë në sekondë grim- ca të vogla që quhen elektrone. Sa më i madh është atomi aq më shumë elektrone ka. Më parë mendohej që elektronet fluturonin rreth orbitës së bërthamës me rrotullime të rregullta. Sot shkencëtarët besojnë që elek- tronet fluturojnë ngado ashtu si bletët që gëlojnë në një koshere. Sa të vegjël janë atëherë atomet? Për të krijuar një ide, imagjino që pika në fund të kësaj fjalie mund të mbajë 230 milionë viruse HIV, virus që shkakton SIDA-n. Çdonjëri prej këyre 230 milionë viruseve përbëhet ngamiliona atome. Kam lexuar se organizmi më i thjeshtë një qelizor i cili mund të riprodho- jë vetveten ka afërsisht të njëjtin numër atomesh sa shkronja të alfabetit gjenden në 100 milion faqe të Enciklopedisë Britanike. Hidhi sytë te dora dhe përqendrohu për pak në ndonjë njollë që mund të kesh në lëkurë. Ajo
25
Made with FlippingBook - Online catalogs