çfarë sheh mund të jetë e përbërë nga mijëra qeliza. Normalisht, qelizën nuk mund ta shohësh pa ndihmën e mikroskopit. Shkencëtarët llogarisin që mesatarisht një person ka afërsisht 50-100 tri- lion qeliza në trupin e tij, varësisht nga masa e personit. Për të marrë një ide çfarë do të thotë një trilion, imagjino pakot e lidhura 100$ në shumën e një milion dollarëve të vëna sipër njëra-tjetrës do të formonin një pirg rreth një metër të lartë. Një miliard dollarë do të bënin një pirg rreth 915 m të lartë dhe një trilion dollarë, një pirg 1013887 m të lartë, përndryshe 1014 km të lartë. Dhe 50 trilion do të formonin një pirg 50694336 m oseafërsisht 50695 km të lartë. Brenda çdo qelize trupore është “ADN - ja”. Ky është programi gjenetik i trupit, i ngjashëm me projektin që një kontraktor përdor për të ndër- tuar shtëpi. ADN- ja përcakton gjithçka fizike – ngjyrën e syve, masën e hundës, etj. ADN-ja në trupin tonë është si një kod i shkruar, ashtu si shkronjat e këtij libri. Trupat tanë lexojnë ADN-në. Ato nuk janë si shkronja të zakonshme të alfabetit të hedhura kuturu. Ato janë si një bibliotekë e një informacioni inteligjent. Pyetja është, se kush e shkroi këtë bibliotekë ADN-je? Është njësoj si tërësisht një gjuhë tjetër. Çfarë është tjetër e mahnitshme është që çdo qelizë e trupit përmban një program për të gjithë trupin. Me teknologjinë e duhur, shkencëtarët mund të marrin
26
Made with FlippingBook - Online catalogs