ADN-në nga qeliza e trupit dhe të krijojnë (klonojnë) një tjetër person si ty. – E tmerrshme hë!.., ishte thjesht shaka! Çdo qelizë e trupit ka brenda tij 20 ndarje si dhomëza. ADN-ja vendoset në njërën prej këtyre dhomëzave. ADN-ja e vetëm një dhome të tillë në qelizë është e përbërë nga afërsisht 3 miliardë kode ADN-je, copëza info- rmacioni dhe çdo kod është krijuar nga 4 molekula të vogla dhe secila prej tyre e përbërë në vetvete nga gjashtë atome. Nëse e merr ADN-në prej vetëm një qelize të trupit dhe e zgjat, kjo do të arrinte gjatësinë e 3 metrave. Me ndihmën e një shokut tim shkencëtar, Dr Majk Bërgër, kemi llogaritur se, nëse marrim këtë 3 metërshin e gjatë të ADN-së dhe e shumëzojmë me 50 trilion qeliza që është mesatarja e përmbajtjes së trupi tonë, atëherë zgjatimi do të shkonte me afërsi 161 miliardë km e gjatë. Për të patur pamjen e qartë, toka jonë është vetëm 150 milion km larg diellit. Nëse e llogarisim Plutonin si pjesë të sistemit tonë diellor, Plu- toni është afërisht 5898 milionë km larg diellit. Nëse e përdorim numrin e fundit si rreze e sistemit tonë diellor, atëherë perimetri, distanca pë- rreth sistemit tonë diellor do të ishte afërisht 37 miliardë km. Kjo do të thotë që fija e zgjatur e ADN-së së trupit do të ishte mjaftueshëm e gjatë t’i vinte rrotull GJITHË SISTEMIT TONË DIELLOR, diellit dhe gjithë planeteve, afërsisht, KATËR HERË! – Të lutem ndalo për pak dhe pe- shoje mirë këtë fakt. A mund
27
Made with FlippingBook - Online catalogs