T'i Besosh një Perëndie që nuk e Sheh

se disa metra të kësaj fijeje!] Në të njëjtin artikull përmendet se si impulset nervore që shkojnë në tru duhet të lëvizin me shpejtësi të ndryshme në mënyrë që të gjitha të mbër- rijnë në vendet e duhura saktësisht në të njëjtën kohë. Për shembull, kur retina e syrit dërgon sinjalet pamore trurit, këto sinjale të dërguara nga jashtë duhet të levizin më shpejt në krahasim me ato që janë më afër qen- drës së syrit, aty ku është vendosur nervi i të parit. Prandaj, sinjalet më të largët nga nervi i të parit duhet të përshkojnë më me shpejtësi se ato që ndodhen pranë nervit të të parit, në mënyrë që të mbërrijnë në tru saktë- sisht në të njëtën kohë. Nëse ke parasysh një ekran televizori të çorien- tuar ku jepen dy lloj pamjesh në të njëjtën kohë, në po të njëjtën mënyrë duket edhe truri ynë kur sinjalet e syrit nuk mbërrinë saktësisht në kohë. I njëjti parim vlen edhe për procesin e mendimeve tona. Sinjalet shkojnë të gjitha në tru përmes shtigjeve mbi 362,000 km të gjata, me qëllim që të mbërrijnë në destinacionin e duhur brenda trurit, saktësisht në të njëjtën kohë, në mënyrë që të interpretohen si duhet. Disa sinjaleve u duhet të udhëtojnë më shpejt se të tjerave sepse u duhet të shkojnë më parë në tru para se të mbërrijnë në destinacionin e caktuar. – Shumë mahnitëse, apo jo? Thjesht realiteti që ne flasim, mendojmë, dëgjojmë, interpreto- jmë valët zanore, shikojmë apo të paturit kuptim të çdo gjëje tjetër, është në vetvete

29

Made with FlippingBook - Online catalogs