absolutisht e mahnitshme. Edhe ta lexosh këtë fakt, apo çdo artikull tjetër, është një mrekulli e gjithë këtyre miliarda funksioneve që duhet të funksionojnë njëherësh, dhe të gjithë me shpejtësi të ndryshme, që të mundësojnë këtë lexim që po bën tani. Duke patur parasysh mrekullinë e trupit tonë, nëse do të të duhej të merrje të gjithë arteriet, kapilarët, venat, etj, prej një personi të konsideruar me- satar, t’i bëje bashkë dhe t’i zgjasje gjatësia do të arrinte afërsisht 96,000 km, aq e gjatë sa të mbështillje gati dy herë e gjysëm tokën. Tani që je njohur rreth disa ndërlikimeve të universit tonë, sa i ndërlikuar është edhe trupi ynë, dhe jo aq i thjeshtë edhe atomi në vetvete, cilat mendon se janë gjasat që gjithë këto të kenë ardhur ashtu rastësisht, nga hiçi? Më lejo të jem më konkret me aty ku dua të dal. Evolucionistët ateistë përdorin konceptet e probabilitetit dhe rastësisë për të argumentuar çështjen e tyre të evolucionit. - Probabiliteti dhe rastësia janë ato që një djalë përdor kur po mendon t’i kërkojë një vajze të bukur të dalë me të. Cilat janë gjasat që ajo të thotë “po”? Duke konsideruar moshën e universit dhe atë të planetit tonë, a nuk duket e arsyeshme të mendosh që mund të jetë kohë e pamjaftueshme që gjithçka të ndodhë ashtu rastësisht? Duke përdorur statistikat, shkencën e matematikës për probabilitetin dhe rastësinë, a është kjo brenda
30
Made with FlippingBook - Online catalogs