T'i Besosh një Perëndie që nuk e Sheh

molekulave të ADN-së në një qelizë të thjeshtë që është e aftë të riprodhojë vetveten, ashtu rastësisht në një rend të rregullt nuk është një numër me 614 zero nga pas, por mijëra zero pas këtij numri. – Para se të vazhdosh më tej, kalo një minutë për të menduar rreth kësaj. Kur Darvini foli për “një qelizë të thjeshtë” e kishtë plotësisht gabim. Nuk ka asnjë gjë që mund të konsiderohet qelizë e thjeshtë. Ajo çfarë ai e quajti qelizë të thjeshtë ndërlikohet përtej të kuptuarit njerëzor. Shpesh ateistët i vijnë vërdallë çështjes së krijimit të qelizës së parë rastësisht duke thënë diçka shumë shkencore s i; “Biem dakord që për momentin nuk mundemi të llogarisim se si erdhi në ekzistencë qeliza e parë fillestare. Gjithsesi, evolucioni i qelizës protozoare është çështje e përzgjedhjes natyrore. Dhe përzgjedhja e natyrës nuk është çështje e rastësishme. Është çështje e mutacionit në molekulën e ADN-së të kri- juar për shkak të ndryshimeve atmosferike. Këto lloj mutacionesh janë plotësisht të vazhdueshme.” Nuk kam problem të besoj mutacionin brenda specieve. E di që përzgje- dhja natyrore ndodh. Por le të jemi të ndershëm. Duhet që mutacioni të ndodhë në mënyrë të vazhdueshme në një organizëm mikroskopik njëqelizor në mënyrë që të mundësohet një zhvillim deri në 100 trilion qeliza humane me një sistem të plotë të frymëmarrjes, sistemin e enëve të gjakut, të trurit, aparatit tretës,

33

Made with FlippingBook - Online catalogs