T'i Besosh një Perëndie që nuk e Sheh

shkrues lodhen dhe patjetër moleku- lat komplekse ARN-ja ose ADN-ja zbërthehen]. Që të funksionojë evolu- cioni ateist duhet që, qeliza fillestare jo vetëm të kapërcejë gjasat e avitjes drejt pafundësisë por duhet edhe të kthejë mbrapsht ligjin e Entropisë. Koha, e kundërt me opinionin publik është një prej armiqve të më më- dhenj të evolucionit. Është edhe një problem tjetër i quajtur kompleksiteti i i pashndë- rrueshëm. Disa gjëra janë aq komplekse dhe të ndërvarura nga njëra- tjetra në mënyrë që një grumbull i tërë gjërash të zhvillohen saktësisht në të njëjtën kohë që të funksionojnë. Për shembull, meqë jemi krijesa seksuale, nuk do të kishte asnjë kuptim që të zhvillohet plotësisht organi mashkullor i mashkullit nëse nuk do të ishte zhvilluar plotësisht organi femëror i femrës. Si mund të zhvillohen ato në të njëjtën kohë, në dy krijesa të ndara dhe në një mënyrë të atillë sa të prodhojnë jetën po aq komplekse sa e përshkruam? Pa dashur të bëjmë humor me këtë, një organ gjysmak mashkullor nuk do të funksiononte për hiçgjë. Sepse që të kryejë funksionin e vet duhet që të jetë i tillë që në fillim të krijimit të vet, në mënyrë që një bebush të konceptohet. Dhe pa një organ femëror të zhvilluar plotësisht në mënyrë që të marrë spermën dhe të kryejë funksionin e mbajtjes së fëmijës në mitër, ky fëmijë nuk ka për të lindur kurrë. – Oh, na fal bebush! Pavarësisht nëse flitet për qënie njerëzore apo karkaleca, organet mashkullore dhe femërore

36

Made with FlippingBook - Online catalogs