T'i Besosh një Perëndie që nuk e Sheh

mendjemprehtësi! Në të vërtetë, çështja e një Projektuesi Mendjemprehtë është shumë më e madhe se ajo që skeptikët pëlqejnë të pranojnë. Kush e solli konceptin e trashë se gjithçka në univers mund të shpjegohet vetëm përmes shkaqeve natyraliste? Pse u përjashtua supernatyrorja? Ku të drejton ky fakt? Nëse dikush refuzon të konsiderojë mundësinë e një Perëndie dhe këmbën- gul që gjithçka në univers mund të shpjegohet vetëm prej natyrës dhe të gjitha faktet e tjera të ekzistencës së Perëndisë injorohen, atëherë pa dyshim që evolucioni (edhe pse i mangët) do të fitojë në mungesë. Pse? Është njësoj si një kuti votimi. Nëse nxjerr prej andej të gjitha votat pro Perëndisë, patjetër që ai që mbetet për të fituar është evolucioni. Gji- thsesi, nëse përfshihen të gjitha faktet, atëherë në kundërshtim me opini- onin e përhapur në komunitetin shkencor, besoj që evidenca në mënyrë të jashtëzakonshme do të të drejtojë drejt realitetit se është një Perëndi projektues. Nëse do të mësosh më shumë rreth Projektuesit mendjemprehtë dhe kompleksitetit të pashndërrueshëm, të rekomandoj pa asnjë rezervë librin “Çështja për një Krijues” (“Case For A Creator”) të Li Strobël dhe “Kutia e zezë e Darvinit” (“Darëin’s Black Box”) të Majkëll Beh. Po e jap me një ilustrim absurditetin e mohimit të një projektuesi mendjemprehtë.

38

Made with FlippingBook - Online catalogs