T'i Besosh një Perëndie që nuk e Sheh

Përfytyroni një shoqëri kompjuterash të diskutojë në lidhje me ekzis- tencën e njeriut. Meqë kompjuterat aktivizohen në fushën e impulseve elektrike, atëherë këta nuk mund të kenë parë ndonjëherë njeri me sy. Një kompjuter mund të thotë, “Refuzoj nocionin e njeriut sepse një koncept i tillë ndërhyn në lirinë time seksuale. Nëse do të dua të ndërhyj [të bëj seks] me kompjuterin Sarry-Database në korridor nuk do doja që ndonjë njeri të vijë e të më tregojë që nuk m und ta bëj”. Një kompjuter tjetër mund të thotë, “Njeri u sigurisht që është një mit sepse ne mund të gjurmojmë zhvillimin tonë që prej fushave të para të metalit të saldimit dhe përcjelljes që formuan pjesët e para të kompjuterit të parë rastësisht, për ta vazhduar me kalkulatriçet, kompjuterat personalë deri te mega kompjuterat si “xhaxha” Mac dhe “hallë” Microsoft. Kush ka nevojë për njeriun? Evolucioni i kompjuterave është kaq i qartë!” Një kompjuter mund të përgjigjet, “Po, koncepti i njeriut është më tepër frikësues. Nëse njeriu do ekzistonte atëherë thashethemet mbi “shkuljen nga priza” mund të jetë në fund të fundit e vërtetë. Do të thoshte se jemi të rëndësishëm për njeriun”. Dhe prapë një kompjuter tjetër do të hidhej e të thoshte, “Të be sosh në njeriun është një dobësi emocionale. Vetëm kompjuterat me “kujtesë” të vogël dhe aftësi të përpunuara, të cilët kanë personalitet të varur, do të mund të ndjeheshin rehat të besonin në mitin e lashtë të njeriut.”

39

Made with FlippingBook - Online catalogs