mendoja që pronari i picerisë ka punësuar ndonjë pilot për të bërë reklamë duke shkruar në qiell. Nëse shkoj të ha mëngjes për ditën e Shën Valentinit dhe shoh të shkruar në formën e zemrës me drithëra mbi tavolinë “Të dua” nuk do të mendoja që gruaja ka derdhur aksidentalisht drithërat në tavolinë. – Me fjalë të tjera, kurdo kur ndeshemi me mesazhe pas të cilës e dimë që është një mendje e zgjuar e dimë që nuk ka ndodhur rastësisht. Ndaj, si është ADN-ja e gjithkujt e ndryshme? Është një gjuhë jashtëzakonisht e sofistikuar që e bën Picën apo shprehjen me drithëra të duket sikur të mos ishte gjë. Një mbrëmje një grua e solli të shoqin në spitalin psikiatrik ku unë pu- noja. Burri ishte bërë xurxull me alkool. E pyeta nëse kishte shkuar te A. A. [Alkoolistët Anonimë]. Ai u përgjigj, “Jo, unë nuk besoj në asnjë gjë që ka të bëjë me Perëndinë”. Gruaja tha, “Duhet të besosh në Perëndi - në!” Ai ia ktheu, “ Nuk e besoj të ketë Perëndi” – S’munda të rezistoja ndaj ndërhyra, “Mendoj që ka një mënyrë të thjeshtë për të të provuar që Perëndia ekziston.” Shtova, “A e sheh atë pikturën e bukur pas teje? A do të më besoje po të të thoja që u bë pas një shpërthimi në një fabrikë bojërash dhe ashtu rastësisht u krijua kjo piktura?” Ai tha, “Jo.” E pyeta, “Pse jo?” Ai tha, “Sepse nuk mund të ndodhë dot.” – Iu përgjigja “E pra, kurdo që sheh një vizatim a projekt, pas tij do jetë një krijues dhe kur sheh një
41
Made with FlippingBook - Online catalogs