shpjegojë disa kontradikta të supozuara midis lloga- ritjes biblike të krijimit mbi gjashtë ditët dhe teorive të tjera të një periu- dhe më të gjatë të sugjeruara nga gjeologjia. Perënda mund ta ketë krijuar botën me shpejtësinë e dritës. Zanafilla e regjistron me ditë. Shkencëtarët mund të thonë të njëjtën periudhë kohe me miliona/miliarda vjet. Sipas ligjeve të relativitetit, nëse nuk gabohem, të dyja mund të jenë të vërteta. Le t’i kthehemi thelbit të çështjes së fillimit. Nëse ke parë filma të bazuar në përfundime shkencore apo emisione televizive të këtij lloji, besoj që të duket e njohur shprehja “tërheqje e kohës” kur njerëzit kanë mundësi të shkojnë para dhe prapa në kohë. – Për aq sa dimë, edhe pse koha është relative, ajo ecën gjithmonë para. Sipas teorisë së Ajnshtajnit, kur një ob- jekt i afrohet shpejtësisë së dritës koha ngadalësohet. Me sa duket kur një objekt ose qenie përpiqet të barazohet ose tejkalojë shpejtësinë e dritës, koha sipas njohurisë sonë ndërpritet. Nëse është një Qenie [Perëndia] i cili jeton në sferën e dritës, Perëndia nuk do të ekzistonte brenda kohës. Koha nuk do të ekzistonte brenda Perëndisë. Shkencërisht, një Perëndi i përjetshëm mund të ekzistojë. Duket se Albert Ajnshtajni besonte në një projektues mendjemprehtë. Ai foli në lidhje me Perëndinë si dikush që nuk luan zare me universin. Si fizikant ai vëzhgoi që universi ndiqte ligjet shkencore, ndaj dhe nevojitej një Ligjvënës. Ai vuri re edhe që i gjithë ky
43
Made with FlippingBook - Online catalogs