krijim ishte në një harmoni të plotë, kështu që ishte e nevojshme të kishte një Projektues. Nëse do të ishin të shpjeguara të gjitha misteret e universit që na rrethon, shpjegimet do të ishin të kuptueshme po aq sa konceptet astrofizike do të kishin kuptim për një foshnje. Nëse kompjuterat do të kishin mendje për të menduar ata nuk do të duhej të kuptonin njeriun për ta besuar atë. E njëjtja gjë vlen edhe për në lidhje me Perëndinë. Fakti që ne ekzi- stojmë duhet të jetë arsye e mjaftueshme. S’duhet të kuptojmë diçka në mënyrë që ta besojmë dhe ta pëlqejmë. [psh, elektricitetin, gravitetin, Perëndinë..]. Më tepër akoma, nëse ne nuk e rrokim dot gjithë kuptimin për kozmosin, prej përbërjes më të vogël të tij, atomit e deri në hapësirën derimë tani të njohshme të paktën 14-16 miliarda vite drite të thellë, çfarë na bën të mendojmë që mund të kuptojmë Perëndinë që e krijoi gjithë këtë? Të besosh në pafundësinë dhe të mendosh mbi pyetje që nuk mund t’u jepen dot përgjig je si, “Ku përfundon universi?” ose “Çfarë ka përtej unive - rsit?” nuk është më e ndryshme se mendimi mbi një Perëndi të pafund, të përjetshëm. Këto janë thjesht përtej aftësisë sonë të fundme mendore për të kuptuar. Në vend që të mohojmë realitetin e këtyre koncepteve, të cilat janë pa dyshim jashtëzakonisht të mëdha për mendjet tona të pafu- qishme për t’i rrokur në tërësi, ndoshta veprimi më i mirë do ishte që të mendonim
44
Made with FlippingBook - Online catalogs