plotfuqishmërinëe Perëndisë përtej çdo bindjeje. A mundet që një Perëndi pa personalitet të krijojë njerëz pa personalitet? Ndërsa kjo në vetvete mund të përbëjë argument është e arsyeshme që Perëndia në të gjitha shanset e mundshme të jetë pafundësisht personal, meqë Ai ka krijuar dashurinë, gëzimin të cilët janë përbërës të perso- nalitetit. A mundet një Perëndi pa ndjenja të krijojë njerëz me ndjenja? A mundet që një Perëndi që nuk shikon, nuk dëgjon, pa ndjenjën e prekjes dhe të shijes dhe aftësinë për të nuhatur të krijojë krijesa me të pesta ndjesitë pa poseduar fillimisht në një formë a në një tjetër të gjitha këto cilësi? Sërish përgjigja e mundshme është “Jo”. Nuk është e arsyeshme që Perëndia në ndonjë mënyrë të mos i posedojë këto cilësi. Në të njëjtën mënyrë, si mundet që një Perëndi që nuk mund të komunikojë të krijojë racën e njerëzve që mund të komunikojnë? – “Jo”. Më lejo të ndërkall një paralajmërim në këtë çështje. Duke ndjekur këtë linjë arsyetimi gabimisht del në përfundime të tilla se, nëse ekziston edhe djalli, atëherë edhe Perëndia duhet të jetë vetë pjesërisht i keq, një kënd- vështrim Hindu për Perëndinë. Nuk bie dakord me këtë për dy arsye: E para, Nëse Perëndia është totalisht i ditur dhe i mirë ashtu si mendoj se është në të vërtetë, Ai do të ishte i gjithëdijshëm dhe do të dinte se si do të dukeshin gjërat nëse nuk do të ishin mirë. Për shembull, nuk kam vrarë ndonjëherë ndonjë njeri megjithatë kjo
46
Made with FlippingBook - Online catalogs