T'i Besosh një Perëndie që nuk e Sheh

nuk do të thotë që nuk e di çfarë do të thotë vrasës. Perëndia mund ta lejojë të keqen, ashtu si dukshëm e ka bërë, por kjo nuk do të thotë që Ai është i keq. Të lejuarit e së keqes, sipas mendimit tim është e mira më e lartë. Lejomë të spjegohem. Perëndia na krijoi si vendim- marrës, me vullnet të lirë dhe jo si robotë. Këtu vihesh përballë me, ose të duash lirshëm ose të jesh i programuar si robot për të dashur sepse nuk ke zgjedhje tjetër. Për ta bërë më të qartë, nëse do të të thoja: “Po të çoj jashtë për drekë dhe mund të marrësh ç`të dëshirosh. Mund të porosisësh pica, pica ose pica. Çfarë do marrësh?” Në këtë rast nuk ka mundësi zgjedhjeje. Në të njëjtën mënyrë Perëndia mund të thoshte: “Ke vetëm një zgjedhje. Të më duash Mua.., ose të më duash Mua.., ose të më duash Mua...” – Dhe në këtë rast nuk ka mundësi zgjehdjeje. Por që të ekzistojë dashuria e vërtetë dhe mirësia, duhet të ekzistojë një alternativë, një zgjedhje reale: e keqja. Aq sa çuditshëm tingëllon në veshët tanë, dashuria kërkon një zgjedhje të tillë. Mundësia e së keqes dhe ekzistenca e vuajtjes është i nevojshëm që ne të kemi vullnet të lirë për të zgjedhur. Edhe pse shpesh herë e urre- jmë një gjë të tillë, ky është çmimi i të paturit lirshmërinë e zgjedhjes. Sepse Perëndia na ka dhënë vullnet të lirë, në mund të zgjedhim të duam apo të urrejmë. Mund të duam njerëzit apo mund të abuzojmë mbi ta. Në brendinë e secilit prej

47

Made with FlippingBook - Online catalogs