T'i Besosh një Perëndie që nuk e Sheh

nesh ekziston potenciali i mirësisë apo i ligësisë. A ka pasoja zgjedhja që bëjmë? Patjetër. Ata që zgjedhin të keqen mund t’u kushtojë me ndëshkimin si në rastin e Hitlerit. Arsyeja e dytë që Perëndia nuk mund të jetë i keq është sepse Ai vetë ka shkruar urdhërimet. Për të qenë më i qartë, Perëndia është i vetmi që mund të klasifikojë si duhet të mirën si “të mirë” dhe të keqen si “të keqe”. Çfarëdo që thotë Ai ashtu është. Gjykimi ynë për Perëndinë nuk ka kuptim. Nëse Ai na krijoi, kush jemi ne që të gjykojmë Atë? Po përdorim mendjen që Ai vetë na e krijoi për të kritikuar Atë! Do të ishte njësoj sikur një shkronjë e ndonjë libri të ngrihej dhe të kritikonte autorin për mënyrën e të shkruarit të librit, apo ena prej argjile t’i thoshte poçaritpse e kishte bërë ashtu. Nëse do të ishim lindur me ndjenjën e të drejtës dhe të gabuarit, që sipas bindjes sime ashtu jemi krijuar, është sepse Ai që na krijoi, i njeh dhe i përcakton qartë duke na dhënë pjesë nga njohuria e Tij. Për shembull, nëse do të isha mësues dhe të besoja në relativizëm, atëherë bindja se nuk ekziston as e mira dhe as e keqja do të t hoja: “Të gjitha vajzat do të marrin katër dhe të gjithë djemtë do të marrin dhjetë.” Ka gjasa që vajzat të reagojnë duke thënë: “Nuk është e drejtë!” Automatikisht ato do të ndjenin fuqishëm një ndjenjë drejtësie mbi aspektin e të drejtës dhe të gabuarës. Sepse s’do të mund të dëgjonit dot asnjëherë që ato të pohonin, “Keni të

48

Made with FlippingBook - Online catalogs