rëndësi çfarë të tjerët mund të thonin apo bënin, asgjë nuk ia mbushte dot mendjen atij që ishte gjallë. Një ditë një prej pu- nonjësve të këtij rasti pati një ide. Ai tha: “M ë thuaj, Xhorxh, a gjakosen të vdekurit?” Xhorxhi u mendua një hop dhe tha: “Jo, të vdekurit nuk gjakosen.” Atëherë punonjësi mori një gjilpërë, i shpoi gishtin Xhorxhit dhe ia shtrydhi te vendi i shpuar. U duk një pikë e vogël gjaku. Sytë e Xhorxhit u shqyen nga habia duke parë gjakun dhe tha: “Epo, kush mund ta dinte që edhe të vdekurit gjakosen!” Ashtu si Xhorxhi, nuk ka rëndësi sa fakte paraqes këtu, unë nuk mundem dot të të bind apo të bëj kundër vullnetit tënd – madje, as që mendoj ta provoj. Ndaj, nëse je i interesuar për të ditur të vërtetën, është e rëndë- sishme që të jesh në çdo moment me mendje të hapur. Kjo është diçka që s’varet prej meje gjatë këtij udhëtimi. Fakti është që e vërteta mbi Perëndinë, çfarëdo që të jetë, ka për të qenë një ndikim që do zgjasë përgjithmonë. Vetëm një i marrë do ta injoronte një gjë të tillë kaq me rëndësi. Përjetësia është afatgjatë! Më lejo të të pyes hapur: “A do të dish vërtet të njohësh të vërtetën për Perëndinë?” – Nuk është aq e pamend sa mund të tingëllojë. Nëse bën pjesë në grupin e shumicës së njerëzve, atëherë po e fillon këtë udhëtim me një ngarkesë të caktuar emocionale. Mund të kesh arsye të thella emocionale dhe / ose plane të fshehta për të mos
4
Made with FlippingBook - Online catalogs