drejtë. Nuk ka asgjë që të jetë e drejtë apo e gabuar. Është pa problem nëse ne vajzat na lë mënjanë.”— Pse? Sepse jemi qenie morale. Intuitivisht ne dimë që e drejta dhe e gabuara ekziston. Ne duam një botë të drejtë sepse e dimë që drejtësia e vërtetë ekziston. Është një gjë të thuash që nuk ka absolute dhe gjë krejt tjetër të jetosh në një botë reale 100% që pajtohet me këtë bindje. Ashtu siç dimë të dallojmë të drejtën nga e gabuara, edhe Perëndia duhet ta dijë, çka do të thotë që Ai është i ditur, por jo se është pjesërisht i keq. Për një Perëndi të gjithëdijshëm të bëjë të keqen me dashje nuk ka kuptim. Prandaj, për t’iu kthyer çështjes se si ngjan Perëndia, koncepti i famshëm i Perëndisë si një “Fuqi” jopersonale i cili i bëri gjërat të lëviznin dhe më pas bëri mënjanë këtij realiteti, është një këndvështrim i paarsyeshëm. Perëndia është më tepër se një “Fuqi”. Ai është pafundësisht personal dhe ka aftësi të komunikojë, dhe çështja mund të vërë në pyetje se si ka ko- munikuar Ai me njerëzit. Ka shumë religjione të ndryshme që deklarojnë që Perëndia u ka folur, përgjithësisht përmes profetëve apo themeluesvetë tyre. Sipas meje, një prej hapave të parë që mund të bëjmë është të zbulojmë se cila nga religjionet e mëdha të botës mund të jetë i vërtetë, me fjalë të tjera është të ngresh pyetjen se cila prej religjioneve beson në një Perëndi të gjithëfuqishëm, personal
49
Made with FlippingBook - Online catalogs