dhe moral ashtu si e përshkruam më sipër. Vetëm nëse e kam gabim, janë vetëm tre religjione që besojnë në një Perëndi të tillë: Judaizmi, Islami dhe Krishterimi. Perëndia pafundësisht personal nuk mund të përshtatet me përshkrimin e Brahmës së papërca- ktuar (jo personal), Shpirtit Botëror të Hinduizmit që është njëkohësisht edhe i mirë edhe i keq, dhe as edhe me “Ndërgjegjen Budiste” përmes së cilës budizmi kërkon të ndrydhë pasionet dhe dëshirat si diçka e dë- mshme. Vetë Buda ka qenë agnostik. Ka qenë rreth 200 vjet pas vdekjes së tij që ndjekësit e tij e hyjnizuan duke e kthyer Budizmin më shumë se në një filozofi. Nga tre religjionet më të mëdha, Judaizmi, Islami dhe Krishterimi, pe- rsonalisht nuk besoj që Islami të jetë i vërtetë. Sepse janë dy kundërthënie të mëdha logjike dhe historike. Për shembull, Muhamedi ka thënë që Bibla duhet besuar. Kurani thotë: “... Ne besojmë në Allahun dhe në gji- thçka që na është zbuluar. Dhe çfarë i është zbuluar Abrahamit, Ismaelit, Isakut, Jakobit dhe fiseve. Dhe në to (Librat) që i janë dhënë Moisiut, Je- zusit dhe profetëve nga Zoti i tyre: nuk bëjmë asnjë dallim...” (Sure 3:84) Kurani mëson gjithashtu që Bibla është ndryshuar ndaj edhe s’duhet be - suar. [Sure 2:75- 79]. Ashtu si do t’jua tregoj edhe në vazhdim, nuk është ky thelbi i çështjes. Kur dikush bëri një krahasim me Biblën dhe Kuranin vuri re një ngjashmëri shumë të vogël midis të dyjave. Islami
50
Made with FlippingBook - Online catalogs