T'i Besosh një Perëndie që nuk e Sheh

nuk harmo- nizohet me Krishterimin dhe Judaizmin njësoj si Muhamedi që nuk është në të njëjtën linjë të profetëve biblikë si, Abrahami, Moisiu, Jezusi, etj. Kurani bie në kontradiktë virtualisht me çdo gjë të shkruar në Testame- ntin e Vjetër që Jezusi dhe apostujt mësuan. Për shembull, tema qendrore e gjithë Testamentit të Ri është që Jezusi u kryqëzua dhe derdhi gjakun e tij për të na shlyer mëkatet tona. [Gjo- ni 3:16, 1Korintasve 15:3-8; Efesianëve 1:7-10; Hebrenjve 9:11-10:39, Luka 23:1-24:53, etj]. Kryqëzimi ishte parathënë ne Testamentin e Vjetër. [Isaia 53, Psalmi 22 dhe Zakaria 12:10]. Nga ana tjetër, Islami e mohon totalisht kryqëzimin. Shumë myslimanë mendojnë që ishte Juda që u kry- qëzua dhe jo Jezusi. “Ata thonë: ‘Ne e vramë Krishtin... jo ata, madje as edhe e kryqëzuan, por kështu duhej të dukej...” [Sure 4:157] Duke menduar se si Muhamedi mohonte një prej ngjarjeve më të doku- mentuara në histori, dal me bindjen se ka një spjegim shumë të thjeshtë. Ndoshta ai ka keqkuptuar atë se çfarë kanë treguar disa të krishterë Gno- stikë mbi Jezusin. Gnosticizmi ishte një kult i rremë i dënueshëm në Te- stamentin e Ri. [Psh, 1 Gjonit 4:1-4]. Mëson se shpirti është i mirë, kur mishi (trupi) është i keq. Gnostikët besonin në hyjninë e Krishtit dhe Krishti për ta ishte Perëndi, por e mohonin anën njerëzore të tij, çka pë- rbën edhe të kundërtën e Islamit.

51

Made with FlippingBook - Online catalogs