T'i Besosh një Perëndie që nuk e Sheh

ndryshime të mëdha të papajtueshme midis shumicës së religjioneve. Ata që besojnë në të gjitha religjionet janë ata që në njëfarë mënyre nuk i kanë bërë detyrat e shtëpisë. Religjionet krye- sore në botë janë rrënjësisht të ndryshëm në bindjet e tyre mbi natyrën e Perëndisë, mëkatin, shpëtimin, parajsën, ferrin dhe natyrën njerëzore... – Me fjalë të tjera, ato nuk mund të jenë të gjitha të vërteta. Për dy religjio- net e tjera besoj se faktet për të dyja, Judaizmin dhe Krishterimin janë të forta. Ka një provë të fortë që Perëndia ka folur përmes profetëve judenj në Testamentin e Vjetër, ashtu si edhe përmes Jezusit dhe apostujve të tij në Testamentin e Ri. Le të ndërmarin një udhëtim tjetër dhe të shohim dëshmitë historike për Biblën dhe besimin Judeo-të krishterë.

A KA FOLUR PERËNDIA?

Ajo çfarë do të tregoj tani mund të jetë aq e komplikuar sa ç’mund të jetë të kuptuarit e ekzistencës së atomeve apo pafundësisë së universit tonë. Megjithatë unë vetë e besoj që është e vërtetë. Kemi udhëtuar bashkë deri këtu. Ndaj të lutem, më dëgjo me kujdes. Nuk po të kërkoj të biesh dakord me mua, por vetëm që të jesh mendje- hapur për atë që do dëgjosh. Nëse do të më dëgjosh drejt, besoj që do të befasohesh mrekullisht.

53

Made with FlippingBook - Online catalogs