T'i Besosh një Perëndie që nuk e Sheh

me të “krishterët”. Ashtu si dikush u shpreh njëherë: “Gjëja që më tërhoqi më shumë te Krishterimi ishin të krishterët, dhe ajo çka më bëri të zbehesha ishin po ashtu të krishterët”. Apostulli Pal ka para - lajmëruar që ujqit e veshur si dele do të hyjnë në kisha. Besoj që Satani e bën punën e vet më mirë përmes kishës. Gjykoni mbi Jezusin/Yeshuan për meritën e tij dhe jo përmes çfarë kanë bërë disa ndjekës renegatë në emër të tij. [p.sh., Kryqëzatat, Inkuizicioni, etj]. Nën frymën e një mendjeje që dëshiron të mësojë të nxis të përftosh një shikim të kthjellët mbi njeriun e quajtur Jezus/Yeshua. Mund të të tregoj fakte konkrete dhe të qarta për të të provuar bindshëm që Jezusi/Yeshua ishte/është ai që deklaroi të ishte. Disa e mendojnë Krishterimin si një ikje prej realitetit ose si “diçka pa këmbë në tokë”. Por çështja qëndron në atë nëse është e vërtetë. Të thuash që “ka një tunel nën ndërtesën e burgut” mund të jetë një ide e çmendur, por mund të jetë edhe e vërtetë. Si mund ta përcaktojmë nëse Krishterimi është i vërtetë? Në fakt nuk është aq e vështire sa mund të mendosh. Krishterimi është një religjion historik me fakte historike shumica e të cilave mund të hetohen lehtësisht. Ka shumë religjione dhe njerëz që thonë si është ose si nuk është Perën- dia, nëse ekziston ose jo. I vetmi që mund të të sigurojë që Ai ekziston dhe si ngjan është vetë Perëndia. Po aq e thjeshtë sa

55

Made with FlippingBook - Online catalogs