mund të duket, aq e rëndësishme është edhe që të kuptohet. Vetëm Perëndia mund të thotë fjalën e fundit për Vetveten. Supozo sikur një ditë dikush [Jezusi/Jeshua] në tokë të deklaronte se është Perëndia duke thënë se ai ishte: “UDHA...E VËRTETA...JETA” [Gjoni 14:6, theksimi im]. Po nëse ai thoshte: “UNË JAM Perëndia?” [Gjoni 8:58. — Emri Hebre për Perëndinë, Yahweh,vjen prej formës së shprehur të “ UNË JAM”të dhënë në Eksodin 3:14]. Kjo mund të jetë diçka që mund të vlerësohet lehtësisht. – Çdokush që deklaron se është Perëndia mundet që të jetë ose psikopat, ose i çmendur, një mashtrues që shkakton skandalin më të madh të të gjitha kohërave, ose ky person mund të jetë në të vërtetë Perëndi. Mundet që Perëndia të ketë zgjedhur ta shkruajë veten në historinë e vet duke u kthyer në njeri. Në thelb kjo është ajo çka Bibla mëson mbi Jezusin/Jeshuan. Me qindra herë në Testamentin e Ri, Jezusi/Jeshua është quajtur duke iu atribuar emrat kryesorë me të cilët është përshkruar Perëndia në Testa- mentin e Vjetër: “Perëndi” [Gjoni1:1,14; Hebrenjve 1:8], “Jahveh” [Gjoni 8:58; Eksodi 3:14], “Zoti” [Veprat 10:36], “Krijuesi” [Hebrenjve 1:1,2; Gjoni 1:10; Kolosianëve 1:16- 18], “Shpëtimtar” [Titi 2:13], “Mbret i mbretërve” [Zbulesa 19:16], “Alfa dhe Omega” [Zbulesa 22:12 - 16], “I Shenjti” [Veprat 3:14,15], “Shkëmbi” [1
56
Made with FlippingBook - Online catalogs