dashur të besosh në Perëndinë – ashtu si ajo gruaja që th a, “Refuzoj të besoj në një Perëndi i cili lejoi që të përdhunohesha nga im atë kur isha fëmijë.” Ose, si dikush tjetër që tha, “Nuk dua t’i besoj Perëndisë, sepse jam i sigurt që Ai nuk do të ishte dakord me jetën time seksuale.” Ose, “Nëse besoj në Perëndinë kam frikë se kjo do të më ngushtojë lirinë që aktualisht po shijoj.“ Ose edhe, “Mendimi që diku atje është një Perëndi, më kall datën.“ Ndjej vërtet keqardhje për njerëz të tillë, ndërsa vërej që ata kanë humbur thelbin e çështjes. Duke mos dashur të dukem i vrazhdë apo mizor, nëse Perëndia ekziston, Ai nuk është i detyruar të përmbushë shpresat tona. Çështja ka të bëjë me ekzistencën dhe jo preferencën. Është çështje mbi të vërtetën. Ne duhet ta përshtasim besimin tonë në atë që është dhe jo çfarë duam ne të jetë e vërtetë. A ekziston në të vërtetë Perëndia? Kjo është çështja. Përcaktimin se si duket Perëndia do ta shohim në vazhdi- mësi të eksplorimit tonë në këtë udhëtim. A mund të dallosh ngarkesën që po merr me vete në këtë udhëtim? Frikë? Dhimbje? Zemërim? Krenari? Paragjykim? Mosbesim? Egoizëm? – Per- sonalisht nuk më intereson se çfarë lloj ngarkese po merr me vete, për aq kohë sa ti vetë e ke dalluar që po e mbart. Përndryshe, ngarkesa të tilla mund të jenë si mina me sahat, që mund të përmbysin anijen tonë
5
Made with FlippingBook - Online catalogs