Jezusi/Jeshua është Perëndia i përjetshëm i ardhur në formë njeriu [Isaia 9:6], atëherë bota duhet të vihet në dijeni për këtë.
FAKTE QË JEZUSI ËSHTË AI QË DEKLAROI TË JETË
Le të bëj një përmbledhje të disa fakteve kryesore, që Jezusi /Jeshua po tregonte të vërtetën. Është rradha jote pastaj të gjykosh. 1. Së pari është natyra e Jezusit/Jeshuas. Që prej fillimit të kohës, asnjë person tjetër nuk ka patur ndikim më të fuqishëm mbi tokë se Jezusi/ Jeshua i Nazaretit në Izrael. Mësimet e tij janë të thella. Nëse nuk e ke lexuar ndonjëherë Testamentin e Ri bëje për veten tënde dhe filloje me Ungjillin e Gjonit apo të Mateut. Është e vështirë të lexosh të dhënat e jetës dhe mësimeve të Jezusit/Jeshuas dhe të vazhdosh të mbrosh qëndri- min se ai ishte ose mashtrues ose i çmendur, vetëm njërën prej dy alter- nativave. Me sa duket ose ne besojmë deklarimet e tij të pabesueshme se është Perëndi, ose nuk besojmë natyrën e tij të besueshme. 2. E dyta ka të bëjë me fatin historik të ringjalljes së tij. Kjo është një çështje kyç. Që të hedhësh poshtë ringjalljen, d.m.th. të pohosh që Krishterimi është një religjion i rremë dhe se të krishterët adhurojnë një
61
Made with FlippingBook - Online catalogs