mëdha janë që do të besoje te ai [p.sh., Gjoni9:1-34]. 4. E katërta është besueshmëria e vetë dëshmitarëve okularë. Nëse nuk ubeson as atyre atëherë nuk vlejnë as 3 evidencat e para. Nga të dymbëd-hjetë dishepujt duke mos llogaritur Judë tradhtarin [të parathënë në Psal-min 41:9], historia e kishës na tregon që të gjithë, përveç Gjonit, u vranë për besimin dhe shprehjen e guximshme për fitoren e Jezusit/Jeshuasndaj vdekjes, që ata e kishin parë të gjallë pas kryqëzimit dhe për këtë ai ishte shpresa e vetme për njerëzimin. Ose t`u besojmë dëshmive të tyre,ose të pranojmë që ata e sajuan gjithë këtë histori, duke e ditur që ishtenje gënjeshtër, dhe duke komplotuar për të mashtruar një botë të tërë. Por nuk duket kështu. Pse? Sepse ata ishin të gatshëm të vdisnin përbesimin e tyre! Ti vetë, do të kishe zgjedhur të vdisje me dashje për njëgënjeshtër, dhe veçanërisht kur ka të bëjë me ngritjen e dikujt nga vdekja,duke e ditur që trupi i tij në fakt është duke u dekompozuar diku tjetër? Nuk mendoj që do ta bëje, as edhe unë! Për më tepër, ata ia bënë të ditur botës mësimet e tij morale dhe etike. A mund të themeloheshin këto mësime mbi një gënjeshtër? Jo, nuk ka kuptim. I vetmi shpjegim logjik është që ata e pane Jezusin/Jeshuan të gjallë tre ditë pas kryqëzimit, vdekjes dhe varrosjes. Ky është thelbi i Krishterimit [Shih 1 Korintasve 15:3-8]. Sipas të dhënave që jepen në ungjijtë, ata nuk e
64
Made with FlippingBook - Online catalogs