favorizonin veten, ashtu si çdokujt mund t’i shkonte ndër mend, nëse do e kishin sajuar vetë gjithë historinë. Janë shënuar grindjet midis tyre, mohimi i Pjetrit, frikërat, etj. Dhe megjithatë ndjekësit çifutë të Jezusit/Jeshuas që besonin në vetëm një Perëndi (si i vetmi religjion në të gjithë botën, kishte gjasat më të shumta që të zbaviste besime të tilla mbi mishërimin e Perëndisë) folën për lavdinë dhe pamëkatshmërinë e Jezusit/Jeshuas dhe e thirrën “Zot” dhe “Perëndi”. [P.sh: Gjoni 1:1,14; 20:28; Veprat 20:28; Romakëve 9:5;etj]. Madje ata shkuan më tej duke e adhuruar [Mateu 28:9,17], një veprim i rezervuar vetëm për Perëndinë sipas mësimeve fetare çifute [Ligji i Përtërirë 6:13-15; Mateu 4:10]. Mbaj mend që ndjekësit e Krishtit/Me- sias jetuan me të, ditë pas dite, për tre vjet rresht dhe ishin të gatshëm të vdisnin për bindjet e tyre që ai ishte i “pamëkat” dhe “Perëndi” – A mundet që dikush të jetojë me ty për tre vjet, apo edhe për tre ditë dhe të mendojë që je Perëndia? 5. E pesta është siguria e Biblës si një dokument historik. Janë mbi 24,600 manuskripte të plota ose të pjesshme të Testamentit të Ri në greq- isht dhe latinisht. Dorëshkrimi i dytë i lashtësisë është Iliada dhe Odiseja e Homerit. Janë vetëm gati 600 dorëshkrime ne lidhje me këtë. Doku- mentet më të lashtë kanë më pak se 10 kopje origjinale që ekzistojnë në ditët e sotme dhe sërish konsiderohen
65
Made with FlippingBook - Online catalogs