si dokumente historike “A - 1” prej historianëve. Për shembull, janë vetëm 7 kopje ekzistuese të veprave të Platonit dhe 5 të Aristotelit. Edhe sikur i gjithë Testamenti i Ri të ishte shkatërruar, përsëri ne do kishim mundësinë ta rindërtonim të gjithin me përjashtim të 11 vargjeve, duke u bazuar në shkrimet e etërve të kishës së hershme para vitit 325 Para Krishtit. Edhe historianë jo të krishterë duhet të pranojnë që sipas standarteve historike, arkeologjike dhe shkencore që aplikohet mbi çdo broshurë të lashtë, Testamenti i Ri që kemi në dorë është mbi 99,9 pë- rqind i sigurtë. Nuk bëhet fjalë për një fjalë midis 1,000 fjalëve dhe as për doktrinën kryesore të jetë në rrezik. Gjatë 150 vjetëve të fundit, shkolla e kritikëve vulgarizoi nocionin që tekstet biblike ishin ndryshuar në një mënyrë pa kthim prapa. Gjithsesi, faktet nuk i mbështesin nocionet e dala tanimë jashtë mode. Duke pa- tur parasysh Biblën Hebreje, shumë dijetarë judenj dhe të krishterë kanë qenë duke përdorur tekstin hebre Mazoretik të datuar rreth vitit 1,000 pas Krishtit. Në vitin 1947, një bari djalosh zbuloi atë që ne sot e quajmë Rrotullat e Detit të Vdekur në shpellat e Kumranit në Izrael afër Detit të Vdekur. Pjesë të mëdha të Testamentit të Vjetër u gjendën. Datimi i tyre është diku 100 vjet para Krishtit deri 70 vjet pas Krishtit. Rrotullat e De- tit të Vdekur të librit të profetit Isaia është praktikisht
66
Made with FlippingBook - Online catalogs