të ud- hëtimit. Është e vështirë të ndryshosh ose të shërosh atë që nuk je i aftë ta dallosh në veten tënde.
NISJA E UDHËTIMIT
Koncepti më i tmerrshëm që ka shqetësuar ndonjëherë mendjen njerëzore është Perëndia dhe mundësia e ekzistencës së Tij. Po e nisim udhëtimin tonë me një pyetje të thjeshtë: “A ekziston Perëndia?” Nëse je besim- tar në Zotin, kjo pjesë e udhëtimit duhet të të kënaqë. Nëse nuk beson, atëherë ajo çfarë do të të tregoj tani mund të ta prishë rehatinë, çka në fakt, është gjë e mirë. Sepse kjo është pjesë e rritjes. Ka disa arsye pse mendoj që duhet të vësh në vijë këtë çështjen e Perëndisë, nëse ende nuk e ke bërë derimë tani. Arsyeja e parë është për hir të së vërtetës. A nuk do ta urreje faktin që të ngriheshe një ditë në anën tjetër të jetës, duke supozuar që jeta pas vdekjes ekziston, vetëm për të zbuluar që jeta jote në tokë paskësh qenë një gënjeshtër, çka të të kthentenë kërkimin e të vërtetës për Perëndinë? E dyta ka të bëjë me paqen e mendjes. Nëse vendos që Perëndia ekziston, qetësoje mendjen. Nëse del në përfundimin se Perëndia nuk ekziston, lëre të t’ i marrë trutë era. Në njëfarë kuptimi e ke një fitore. Sepse tashmë bëhesh qendra e botës tënde. Je më shumë i lirë ta jetosh jetën si të duash
6
Made with FlippingBook - Online catalogs