shkencëtarët biblikë dhe në tekstin hebre të Testamentit të Vjetër. Ndaj, edhe pse ato ndryshojnë në stil, ato thonë të njëjtën gjë. Të thuash, “Tungjatjeta” apo “Tung” janë të dyja mënyra për të thënë të njëjtën gjë. Përmbajtja është njësoj, por formulimi i fjalëve ndryshon. Përkthimet e Biblës bazohen në të njëjtin parim. Sipas bindjes sime personale, shkrimet origjinale janë “frymëzuar nga Perëndia” dhe janë të përsosura në gjithçka [2 Timoteut 3:16-17]. Pë- rkthimet moderne nuk janë frymëzuar nga Perëndia, [por shumica janë kopje të sigurta të atyre që janë frymëzuar prej tij. Imagjinoni një fabrikë që ka një jard të përsosur në të gjithë botën dhe një ditë aksidentalisht fabrika digjet e tëra. A do të mbetet bota pa jard të përsosur? Jo, sepse tanimë e kemi një model, mbi të cilin mund të ndërtojmë të tjerë. E njëjta gjë vlen edhe për kopjet e Testamentit të Ri të modeluar sipas origjinalit]. 6. Fakti i gjashtë është dëshmia e besimtarëve. Çfarëdoqoftë që dikush mund të pohojë, në këtë rast janë shumë si unë, me moshë të ndryshme, kombësi, nivel shoqëror apo në kohë të ndryshme, të cilët kanë përjet- uar një marrëdhënie të vërtetë me Krishtin/Mesian. Dëshmitë mbi jetët e ndryshuara, përgjigjet e lutjeve, trupave të shëruar dhe fakte të tjera të ndodhura, të paktën që mund të bëjnë është që të shpjegojnë që Krishti/Mesia është i gjallë. Janë miliona ata që tregojnë dëshmi të një
69
Made with FlippingBook - Online catalogs