T'i Besosh një Perëndie që nuk e Sheh

Jezusi/Jeshua! Si mundet që Bibla të parashikojë ngjarje të tilla të pazakonta qindra vjet para ndodhjes nëse Bibla nuk është e vërtetë dhe Krishti nuk është ai që deklaroi të ishte? Është pamundësi matematikore që prej miliarda njerëzve që kanë je- tuar prej fillimit të kohërave në tokë, qoftë njëri prej këtyre njerëzve të ketë përmbushur qoftë edhe një pjesë të profecive të parashikuara ashtu rastësisht, ndërsa Jezusi/Jeshua i përmbushi të gjitha! Ishte për shkak të Perëndisë që njerëzimi nuk kaloi pa e vënë re ngjarjen e ardhjes së tij. Të tjerë si Muhameti, nuk kanë patur parashikime që të përmbushnin për ardhjen e tyre. Vetëm Jezusi kishte. A mundesh të parashikosh që pas 700 vjetësh në një fshat shumë të vogël të lindë një prej udhëheqësve me ndikimin më të madh të të gjitha ko- hërave? A mundesh që të parashikosh para 600 vjetësh vitin dhe javën e saktë kur ky person do të vdesë së bashku me detajet e vdekjes së tij? Këtë ka bërë Bibla. Kritikët e Krishterimit pëlqejnë të thonë se shkruesit e Biblës i kanë rish- kruar ngjarjet e të kaluarës që të duken sikur i përkasin të ardhmes. Teori të tilla përgënjeshtrohen lehtësisht. Me zbulimin e Rrotullave të Detit të Vdekur mund të provojmë që të gjitha profecitë mbi Jezusin/Jeshuan janë shkruar para se në të vërtetë të ndodhnin. Për shembull, në

72

Made with FlippingBook - Online catalogs