e saktë dhe as orën e kthimit të tij, por do të dimë që kthimi i tij është i afërt kur të fillojnë të ndodhin disa gjëra që dotë shërbejnë si shenja [Mateu 24:33]. Nëse ke shkuar ndonjëherë në teatër për të parë një pjesë për të dytën herë dhe të ndodh të shkosh me vonesë, mund të kuptosh në çfarë pjese je, thjesht duke parë objektet në skenë. Kjo vlen si shembull edhe për çështjen e ardhjes së dytë të Zotit. Bibla është shumë e qartë në lidhje me ato “objekte” që do të paraprijnë kthimin e Krishtit. Si fillim më lejo të të them që të krishterët e sinqertë nuk bien dakord me faktin se si do të duken në realitet profecitë për fundin e kohërave.Nuk mund të them se vetë i kuptoj të gjitha. Bibla flet qartë për një periudhë shtatë vjeçare të një vuajtjeje të madhe që do të vijë në tokë [Danieli 9:26-27; Mateu 24; Zbulesa 4-19; Jeremia 30:7; etj]. Disa të krishterë besojnë që Krishti do të vijë për kishën e tij para se të fillojë periudha shtatëvjeçare, e quajtur Teoria e Para-vuajtjes. Disa të tjerë besojnë që ai do të kthehet në gjysëm të kësaj periudhe, diku në pjesën e dytë të vuajtjes para se Perëndia të bëjë gjykimin, e cila quhet Teoria e Para- gjykimit. Ndërkaq një grup tjetër besojnë që Krishti nuk do të vijë deri në kryerjen e periudhës shtatëvjeçare, që quhet Teoria e Post-vuajtjes. Disa besojnë që shumica e profecive të Zbulesës u referohen simbolikisht ndodhive të shekullit të parë si, shkatërrimit të
74
Made with FlippingBook - Online catalogs