tempullit nga romakët dhe persekutimit të të krishterëve nën regjimin romak të Neronit, Domicianit, etj, e cila është quajtur Teoria e së Kaluarës apo Teoria e Pjesshme e së Kaluarës. Të tjerë besojnë që u referohet fundit të kohërave. Pavarësisht gjithë këtyre këndvështrimeve, të gjithë të krishterët që besojnë në Bibël nuk shmangin faktin që Jezusi në mënyrë të pagabueshme tha që do të kthehej në tokë [Mateu, kapitujt 24, 25; Veprat 1:9-11; Zbulesa, kapitujt 19-22; etj]. Edhe pse personalisht kam këndvështrimin tim, nuk preferoj të mer- rem apo të saktësoj këndvështrimet e të tjerëve. Miqtë e mi të ngushtë janë ata që u takojnë këtyre bindjeve të ndryshme, por të gjithë besojmë në ardhjen e dytë të Jezusit. Ky është thelbi i çështjes. Ndërsa mund të biem dakord apo ndesh me kohën e saktë të kthimit të Krishtit, shumica e të krishterëve janë të një mendjeje që shenjat që Je- zusi parashikoi kanë filluar të përmbushen para syve tanë. Më lejo të theksoj disa prej tyre. Parashikimet e bëra 2,000 vjet më parë janë bërë të lexueshme në faqet e para të gazetave të përditshme. a. Shumë profeci kanë në qendër Izraelin si rezultat i asaj që Perëndia nuk i harron premtimet për popullin e Tij. Megjithatë janë edhe disa profeci të mrekullueshme për joçifutët. Bibla parashikon që Izraeli do të bëhet përsëri një komb [Danieli 9;27; Ezekieli 37;1-14]. Pas gati 2,500 vjetësh, Izraeli u
75
Made with FlippingBook - Online catalogs